Ndryshon harta politike, VV po fiton gati 20 komuna, Lista Srpska bën surprizën (FOTO)

243
Sigal

Lëvizja Vetëvendosje po fiton në shumicën dërrmuese të komunave të Kosovës që kanë shumicë shqiptare. Në anën tjetër, Lista Srpska po fiton në shumicën dërrmuese të komunave të Kosovës me shumicë serbe.

PDK-ja po arrin të fitojë vetëm në Skënderaj dhe Drenas. Nisma po del e para në Malishevë.

AAK-ja po arrin të fitojë në komunën e Deçanit, edhe pse në zgjedhjet lokale të vitit 2017 ka arritur t’i ketë 10 komuna.

Ajo që shqetëson është se Lista Srpska ka arritur rezultat të jashtëzakonshëm te serbët e Kosovës, duke i fituar të gjitha komunat me shumicë serbe.

Kjo parti ka fituar 92 për qind të votave në Zubin Potok, 81 për qind në Leposaviç, por edhe në Novobërdë me 46 për qind.