Qafë-Thana vazhdon e bllokuar/ Spaho: Kjo qeveri na ka lënë në vendnumëro, njësoj siç ka lënë këto maune, njësoj siç la mbrëmë në rrugë mijëra njerëz

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së Edmond Spaho ka publikuar disa pamje, ku shfaqet Qafa e Thanës e bllokuar nga bora.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Spaho thotë se pas 24 orësh nga nisja e reshjeve, qeveria ka dështuar të sigurojë kalimin normal për makinat.

NOA

Sipas Spahos, borëpastruese nuk ka, edhe pse paguhen mbi 15 milionë euro në vit

“Ne Qafe-Thane gjithçka eshte bllokuar. Edhe pas 24 oresh nga nisja e reshjeve, qeveria ka deshtuar te siguroje kalim normal per makinat. Maunet jane bllokuar prane doganes. Borepastruese nuk ka, megjithese paguhen mbi 15 milione euro ne vit per mirembajtjen e rrugeve.

Kjo qeveri na ka lene ne vendnumero, njesoj siç ka lene keto maune, njesoj siç la mbreme ne rruge mijera njerez ne te gjithe vendin. Nuk krahasohemi dot as me Maqedonine e Veriut, ku gelojne borepastrueset dhe rruga eshte lehtesisht e kalueshme.

8 vjet deshtime jane mjaft! Kjo qeveri na ka lene ne balte dhe ne duhet ta largojme! Ne 25 Prill, Edi Rama humb, Shqiperia fiton!”, – shkruan Spaho në postimin e tij.