‘Reporterët pa Kufij’ kundër zgjedhjes së Krasniqit në krye të AMA-s

185
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Emërimi i Armela Krasniqit në krye të AMA-s, me gjithë reagimet për të mos bërë një gjë të tillë, si nga ndërkombëtarët ashtu edhe nga vet delegacioni i BE-së, është pritur së fundmi edhe me kundërshtime nga “Reporterët pa Kufij”. “Reporterët” në reagimin e tyre, kanë dënuar emërimin e saj, duke e cilësuar si një kërcënim për lirinë e fjalës në media. “Kryeministri Edi Rama ka emëruar ish-zëdhënësen e tij, si anëtare e AMA-s që duhet të jetë institucion i pavarur, pa pritur parlamentin e tij, pa përfshirë partitë opozitare.

Dënojmë demostrimin arrogant të kërcënimit të pushtetit. Kërkesa e RSF ndaj Komisionit Evropian për të kërkuar garanci për lirinë e shtypit është edhe më urgjente”, shkruhet në deklaratë. Armela Krasniqi mori dje zyrtarisht, detyrën si kryetare e AMA-s, për një mandat 5-vjeçar. Emërimi i Krasniqit u shoqërua me akuza të shumta nga opozita dhe presidenti Ilir Meta, sipas së cilëve, ky fakt, ishte një tregues i qartë se  qeveria Rama, po tenton që të kapë këtë institucion të pavarur.