Fushat e futbollit shqiptar kthehen në “fushë gladiatorësh”

654
Arena e futbollit shqiptar është kthyer në një arenë “lufte”. Këtë e pohojnë së fundmi 27 shkeljet e publikuara, të cilat i nxinë përfundimisht faqen futbollit shqiptar dhe bëjnë fajtor kryesor “pronarin” e FSHF-së, Armand Duka. Shkelje këto, të cilat kanë ndodhur si pasojë e mungesës së administrimit dhe kontrollit në tërësi të futbollit shqiptar nga ana e FSHF-së. Skandale, të cilat ndodhin si pasojë e mungesës së administrimit nga drejtuesit e FSHF-së me në krye “pronarin” e Federatës Shqiptare të Futbollit. Pas shumë skandaleve të ndodhura ditë më parë, përfshi këtu dhunën në fusha, dhunën ndaj lojtarëve, arbitrave, gjyqtarëve, tifozëve e shumë incidenteve të tjera, të cilat nxjerrin në pah paaftësinë e drejtuesit të futbollit shqiptar dhe degradimin në pikën e fundit të futbollit në vendin tonë. Nuk mjaftonin skandalet e mëparshme, por duheshin dhe 27 shkelje dhe masakra të tjera për të vërtetuar se futbollin shqiptar e ka marrë lumi dhe se fajtori i vetëm për degradimin dhe skandalet e përditshme në futbollin shqiptar është “pronari” i Federatës, Armand Duka, i cili mendon se ka meritë në arritjet që ka pasur kombëtarja shqiptare, kur në të vërtetë është komplet e kundërta, pasi ekipi përfaqësues përfaqësohet nga një trajner, i cili merr meritën e plotë, përfshi këtu dhe futbollistët, shumica e të cilëve janë pjesë e kompeticioneve europiane, ndërsa Armand Duka, duhet të mbajë përgjegjësi për gjendjen në të cilën është katandisur futbolli shqiptar në ndeshjet e kategorive të ndryshme të Kampionatit Kombëtar të Futbollit. Ndërkohë që futbolli shqiptar është drejt degradimit total për shkak të paaftësisë së drejtimit dhe shqyrtimit të problemeve nga kjo federatë, e cila është privatizuar nga “pronari”, Armand Duka. Drejtues, i cili shikon realitetin e hidhur që ka përfshirë futbollin shqiptar, numëron skandalet e përditshme dhe nuk merr guximin të japë dorëheqjen nga ky post dhe të mbajë përgjegjësi për pasojat dhe skandalet, të cilat shtohen dita-ditës në numër. Të gjitha skandalet e ndodhura në arenën e futbollit shqiptar bëjnë fajtor një dhe vetëm një person, ai është “pronari” i FSHF-së Armand Duka, i cili mbas gjithë këtyre skandaleve të panumërta duhet të japë menjëherë dorëheqjen dhe të mbajë përgjegjësi për të gjitha pasojat që kanë çuar në shkatërrimin dhe degradimin total të futbollit në vendin tonë. 
Ja 27 shkeljet dhe masakrat që kanë përfshirë futbollin shqiptar
1. KF “Teuta”, për sjellje të gabuar të tifozerisë së saj, dënohet me gjobë me vlerë 10.000 (dhjetëmijë) lekë, bazuar në nenet 66/1 dhe 66/2 të KDS.
2. Lojtari i KF “Flamurtari”, Kushtrim Lushtaku për goditje me grusht ndaj lojtarit kundërshtar dhe sjellje ofenduese ndaj zyrtarëve të ndeshjes, dënohet me 7 (shtatë) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenet 48/1.e dhe 56/1.a të KDS.
3. Lojtari i KF “Flamurtari”, Bruno Telushi, për goditje me grusht ndaj lojtarit kundërshtar, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 48/1.e të KDS.
4. KF “Skënderbeu”, për sjellje të gabuar të tifozerisë së saj, dënohet me gjobë me vlerë 20.000 (njëzetmijë) leke, bazuar në nenet 66/1 dhe 66/2 të KDS.
5. Lojtari i KF “Burreli”, Ervis Kadiu, për sjellje ofenduese ndaj zyrtarëve të ndeshjes, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 56/1.a të KDS.
6. Lojtari i KF “Kastrioti”, Sokol Neziri, për provokim të publikut , dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 53 të KDS.
7. KF “Erzeni”, për sjellje të gabuar të tifozerisë së tij, dënohet me 4 (katër) zhvillime ndeshjesh, pa spektator, bazuar në nenin 66/3.b të KDS.
8. KF “Besa”, për sjellje të gabuar të tifozerisë së saj, dënohet me gjobë me vlerë 50.000 (pesëdhjetëmijë) lekë, bazuar në nenet 66/2 dhe 136 të KDS.
9. Zyrtari i KF “Besa”, Ilir Duro, për sjellje ofenduese, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 56/1.a të KDS.
10. Zyrtari i KF “Sopoti”, Iridon Bahiti, për pështytje ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 24 (njëzetekatër) muaj pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 49/2.c të KDS.
11. KF “Sopoti”, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavoline me rezultatin 3 me 0 dhe zhvillimin e 6 (gjashtë) ndeshje pa spektator, bazuar në nenet 65/1.2 dhe 66/1 të KDS.
12. Zyrtari i KF “Turbina”, Astrit Kurtaj, për sjellje ofenduese ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 56/1.a të KDS. 
13. KF “Turbina”, për hedhje sendesh në fushën e lojës pa shkaktuar ndërprerjen e saj, dënohet me gjobë me vlerë 20.000 (njëzetmijë) leke, bazuar në nenet 66/1 dhe 136 të KDS. 
14. Lojtari i KF “Gramshi”, Eneo Sulejmanaj, për sjellje jo sportive ndaj zyrtareve të ndeshjes, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 49/1.a të KDS. 
15. Lojtari i KF “Vora” Erion Elezi dhe lojtari i KF “Egnatia”, Aldo Branica, për sjellje jo sportive, dënohet secili me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 48/1.d të KDS. 
16. Lojtari i FK “Vora”, Xhino Dushaj, për provokim të publikut, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 53 të KDS.
17. Lojtari i KF “ Elbasani” U-19, Donald Panganika, për sjellje jo sportive, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në neni 49/1.a të KDS. 
18. Zyrtari i KF “Elbasani” U -19, Leonard Kita, për goditje me grusht dhe ofendim ndaj zyrtarëve të ndeshjes, dënohet me 18 (tetëmbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 49/2.b të KDS. 
19. KF “Elbasani” U-19, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive për realizmin e ndeshjes si dhe për dhunë të ushtruar ndaj zyrtarëve të saj, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 në ndeshje me KF “Flamurtari U-19, bazuar në nenin 65/1.2 të KDS. 
20. KF “Bylis” U-19, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Tomorri” U-19, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 me 0, bazuar në nenin 55 të KDS.
21. KF “Bylis” U-17, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Tomorri” U-17, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 me 0, bazuar në nenin 55 të KDS.
22. KF “Tërbuni” U-17, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Shkendia B ” U-17, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 me 0, bazuar në nenin 55 të KDS.
23. Lojtaria e KF “ Juban Danja” femra, Marcela Doci, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 49/1.a të KDS. 
24. KF “Dajti” femra, për aktivizimin e një lojtareje që nuk kishte të drejtë të luante, dënohet me zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi dhe me humbjen e ndeshjes në tavolinë, por duke qëndruar në fuqi rezultati real i ndeshjes, bazuar në bashkim të neneve 31/2 dhe 54/1 të KDS. Gjithashtu trajneri i KF “Dajti” femra, Gezim Gjonpalaj, paralajmërohet se, në rast përsëritje të veprimeve të tilla do të merren masa ndëshkuese nga Komisioni Disiplinës.
25. Shtyrjen e vendim marrjes së kërkesës së KF “The Door” femra, në mbledhjen e ardhshme të Komisionit të Disiplinës. 
26. Kalim për kompetence të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, të kërkesës së lojtares së KF “Kinostudio” ferma, Irisa Kola.
27. Refuzimin e kërkesës së lojtarit të SSH “Përmeti”, Klaudio Hoxha, për faljen e pjesës së mbetur të dënimit.
Sigal