Sigal

Një vajzë e re pretendon se lojtari i ka prekur gjoksin gjatë një nate në klubin e Lisbonës Dock.Incidenti thuhet të ketë ndodhur ditën e mërkurë, pasi një grua e re ka akuzuar William de Carvalho-n për ngacmim seksual.

Maria ka bërë këtë deklaratë të bujshme në Twitter, dhe ka zbuluar se mesfushori i ka prekur gjoksin në një klub nate në Lisbonë, në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.

“Isha duke kërcyer me një shoqe…deri kur dikush vjen dhe më prek gjoksin në mënyrë brutale. Kur kthehem shoh një djalë të gjatë duke qeshur,” shprehet vajza.

Gjithsesi, avokati i lojtarit ka mohuar akuzat, duke shtuar se nuk ka ndodhur asgjë. “Është e gjitha false, asgjë nuk ka ndodhur, William është i qetë,” shprehet avokati.