FSHN / Kampionati i Notit për fëmijë

549
Sigal

Kampionati Kombëtar, mbyllet me 9 rekorde të reja, ndërsa ekipi i Stelës shpallet kampione e Shqipërisë. Presidenti i Notit shqiptar Agim Çiraku: Kampionati i realizoi pritshmëritë, objektivi janë normat olimpike. Ja rezultatet teknike

 

 Ftesa e presidentit të Federatës Shqiptare të Notit për Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj: Një nga pishinat e Akuadromit të na e japi ne…

 Gjergj Vyshka

Kampionati kombëtar i notit për fëmijë në pishinat e mbyllura duket se i ka realizuar pritshmëritë e veta. Të paktën kështu deklaron presidenti i Federatës Shqiptare të Notit, Agim Çiraku, në intervistën e tij për gazetën “Telegraf”, ndërsa tanimë objektivat janë edhe më të mëdha. Kërkohen normat e kualifikimit për në Lojërat Olimpike Europiane, po pse jo dhe për në “Paris 2024”. Por ndërkohë presidenti i Federatës Shqiptare të Notit ka pasur dhe një ftesë për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, atje ku një nga pishinat e Akuadromit të mund t’i kalojë notarëve profesionistë. Ja dhe intervista e tij për gazetën “Telegraf”.

  • Ka përfunduar kampionati kombëtar i moshave në pishina të mbyllura. Cila është përshtypja juaj?
  • Përderisa ka rekorde, apo dhe rezultate të mira do të thotë që kampionati ka patur nivel. Dhe ne vazhdojmë të jemi mirë në këto mosha me fëmijë që e duan notin dhe stërviten e garojnë me të. Është mirë që ka masivitet, sepse pa të nuk mund të ecet përpara. Unë them që jemi në rrugë të mbarë dhe do ta shihni dhe në aktivitetet e verës që i kemi në prag.
  • Cilat janë objektivat tuaj për vitin 2022 duke përfshirë dhe aktivitetet ndërkombëtare?
  • Unë besoj që në Lojërat Olimpike Europiane, apo dhe në “Paris 2024” ne do të shkojmë me norma të realizuara. Janë një sërë notarësh që janë pranë tyre me rezultatet që kanë aktualisht. Kemi cilësi ndaj besoj shumë tek notarët tanë.
  • Ndërkohë flitet shumë për marrjen e Pishinave nga Bashkitë…
  • Kjo është e vërtetë. Tanimë, të paktën në Tiranë, kompleksi i Pishinave të Akuadromit ka kaluar në vartësi të Bashkisë. Pra i ka ikur privatit dhe i ka kaluar shtetit. Dhe unë mendoj se i bën mirë të gjithëve.
  • A do të garojë noti atje?
  • Pikërisht këtu kam një ftesë për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Në kompleksin “Akuadrom” janë tre pishina olimpike. Të paktën njërën t’ia lërë në përdorim Federatës Shqiptare të Notit në mënyrë që notarët të stërviten dhe të garojnë me sa më pak kosto. Sepse kështu do të rritet dhe performanca e tyre në aktivitetet e ardhshme. Dhe më besoni për këtë.
  • Së fundi, a mund të kemi rekorde të tjera në vazhdim?
  • Sigurisht që po. Unë ju thashë që një shumicë notarësh janë pranë normave olimpike. Që do të thotë se dhe rekordet do të vijnë duke u përmirësuar.

Stela kampion, Mema:Jemi ekip i konsoliduar

Stela ishte përsëri kampione e Shqipërisë me moshat në pishinat e mbyllura. E duket sikur gjithçka është duke u bërë e “mërzitshme”. “Unë nuk e di nëse është e mërzitshme si situatë, apo jo – thotë për gazetën “Telegraf”, Sadik Mema. “Di që ne jemi ekipi më i konsoliduar. I kemi të gjitha grupet e ngritura në të gjitha moshat dhe si të tillë dominojmë mbi të tjerët. Vetëm Arla Dervishi theu katër rekorde. Po kështu Albi Deda. Por kishte dhe notarë të tjerë më të mirë si tek Partizani, apo Tirana. Në përgjithësi niveli ishte i kënaqshëm. Ne presim që në vazhdim të thyejmë rekordet e të përmirësojmë rezultatet që nga Kupa Teuta, tek Kupa e Shqipërisë dhe më pas kampionati i të rriturve. Vazhdojmë të punojmë, ndaj dhe kemi rezultate”.

Kampionati Kombëtar i fëmijëve, 9 rekorde të reja

Janë plot 9 rekorde kombëtare të thyera në kampionatin kombëtar të fëmijëve, që për tre ditë u zhvillua në pishinën e Kompleksit “Te Stela”. Kështu Arla Dervishi përmirësoi rekordin kombëtar në 200 metra delfin me kohën 2’32”12 dhe në 50 metra flutur me kohën 30”47. Më pas Stela do të jepte rekord të ri kombëtar në stafetën 4×100 metra stil i lirë me kohën 5’48”09 kjo për Kategorinë C. Sërisht Arla Dervishi jep rekord të ri kombëtar në100 metra katërnotim me kohën e re 1’12”76. Në Kategorinë C, Stela do të përmirësonte rekordin në stafetën 4×50 metra stil i lirë me kohën 2’31”22. Po kështu, përsëri Stela, në 4×50 metra katërnotim në Kategorinë C do të jepte kohën e re 2’56”41. Tanimë në Kategorinë A, Stela tjetër rekord kombëtar në stafetën 4×50 metra katërnotim me kohën e re 2’17”66 dhe në Kategorinë C në stafetën 4×50 metra katërnotim meshkuj me kohën 2’43”72. E rekordi i fundit është përsëri nga Arla Dervishi në 100 metra delfin me 1’08”84. Kështu Stela dhe Arla Dervishi bëjnë “namin” në rekorde.

REZULTATET TEKNIKE TË KAMPIONATIT KOMBËTAR TË FËMIJËVE

KATEGORIA  A

MESHKUJ

50 metra stil i lirë                    LAJDI ALLARAJ (PARTIZANI)                28”28

100 metra stil i lirë                  LAJDI ALLARAJ (PARTIZANI)                1’02”47

400 metra stil i lirë                  DART SELIMI (TIRANA)                           5’03”49

50 metra bretkosë                    JOAN MESHI (PARTIZANI)                                   35”69

100 metra bretkosë                  PATRIK KUSI (PARTIZANI)                                 1’18”25

200 metra bretkosë                  PATRIK KUSI (PARTIZANI)                                 2’51”18

50 metra shpinë                       LAJDI ALLARAJ (PARTIZANI)                33”50

100 metra shpinë                     PATRIK KUSI (PARTIZANI)                                 1’12”07

50 metra delfin                        JURI KAPOLI (PARTIZANI)                                  30”75

200 metra delfin                      JURI KAPOLI (PARTIZANI)                                  2’37”32

100 metra katërnotim  JURI KAPOLI (PARTIZANI)                                  1’11”30

200 metra katërnotim  PATRIK KUSI (PARTIZANI)                                 2’32”06

SI EKIP: STELA 487 PIKË

SPORTISTI MË I MIRË: PATRIK KUSI 728 PIKË

FEMRA

50 metra stil i lirë                    SHIRLI ZISO (TIRANA)                             31”28

100 metra stil i lirë                  JULIA XHAKO (TIRANA)                          1’03”35

200 metra stil i lirë                  LIANA MUKA (STELA)                              2’13”94

400 metra stil i lirë                  HERA BALLA (TIRANA)                           6’50”24

50 metra bretkosë                    ERIKA KËRLUKU (STELA)                                   42”40

100 metra bretkosë                  TEA BITRI (STELA)                                     1’48”91

200 metra bretkosë                  TEA BITRI (STELA)                                     3’52”96

50 metra shpinë                       SHIRLI ZISO (TIRANA)                             35”66

100 metra shpinë                     LIANA MUKA (STELA)                              1’16”06

50 metra delfin                        UERDA JAHAJ (VLLAZNIA)                    34”98

200 metra delfin                      JULIA XHAKO (TIRANA)                          2’43”85

100 metra katërnotim              JULIA XHAKO (TIRANA)                          1’10”59

SI EKIP: STELA 550 PIKË

SPORTISTJA MË E MIRË: JULIA XHAKO 719 PIKË

 

KATEGORIA B

MESHKUJ

50 metra stil i lirë                    DEVI SHTARO (TEUTA)                            32”69

100 metra stil i lirë                  DEVI SHTARO (TEUTA)                            1’12”28

400 metra stil i lirë                  DEVI SHTARO (TEUTA)                            5’26”77

50 metra bretkosë                    ALVI LUGA (STELA)                                              44”43

100 metra bretkosë                  ALVI LUGA (STELA)                                              1’37”61

200 metra bretkosë                  ALVI LUGA (STELA)                                              3’28”99

50 metra shpinë                       EGID DUSHAJ (STELA)                             39”69

100 metra shpinë                     EGID DUSHAJ (STELA)                             1’25”86

50 metra delfin                        REGIS OSTROSI (TIRANA)                                   36”56

200 metra delfin                      REGIS OSTROSI (TIRANA)                                   3’05”12

100 metra katërnotim  REGIS OSTROSI (TIRANA)                                   1’22”27

SI EKIP: STELA 487 PIKË

SPORTISTI MË I MIRË: DEVI SHTARO 514 PIKË

 

FEMRA

50 metra stil i lirë                    VIKI TAFRRUKU (VLLAZNIA)                33”25

100 metra stil i lirë                  VIKI TAFRRUKU (VLLAZNIA)                1’13”78

50 metra bretkosë                    UENDI TOPI (TIRANA)                              48”00

100 metra bretkosë                  UENDI TOPI (TIRANA)                              1’46”74

200 metra bretkosë                  UENDI TOPI (TIRANA)                              3’51”68

50 metra shpinë                       VIKI TAFRRUKU (VLLAZNIA)                37”43

100 metra shpinë                     LUNA DJARMATI (STELA)                       1’23”11

50 metra delfin                        ARLA DERMISHI (STELA)                                    30”47

100 metra delfin                      ARLA DERMISHI (STELA)                                    1’08”84

200 metra delfin                      ARLA DERMISHI (STELA)                                    2’32”12

100 metra katërnotim  ARLA DERMISHI (STELA)                                    1’12”76

SI EKIP: STELA 550 PIKË

SPORTISTJA MË E MIRË: ARLA DERMISHI 1012 PIKË

 

KATEGORIA C

MESHKUJ

50 metra stil i lirë                    NIK SHELNA (STELA)                                           36”47

100 metra stil i lirë                  NIKOLAS ÇAUSHI (STELA)                                 1’29”00

400 metra stil i lirë                  NIKOLAS ÇAUSHI (STELA)                                 7’18”92

50 metra bretkosë                    ALBI DEDA (STELA)                                              42”22

100 metra bretkosë                  TOMAS NASTO (TIRANA)                                     1’50”81

200 metra bretkosë                  ALBI DEDA (TIRANA)                                           3’20”84

50 metra shpinë                       DRINI KARANXHA (STELA)                                38”46

100 metra shpinë                     DRINI KARANXHA (STELA)                                1’23”75

50 metra delfin                        DRINI KARANXHA (STELA)                                39”56

100 metra katërnotim  ALBI DEDA (STELA)                                                          1’27”13

SI EKIP: STELA 487 PIKË

SPORTISTI MË I MIRË: ALBI DEDA 427 PIKË

 

FEMRA

50 metra stil i lirë                    EVIE ASLLANAJ (STELA)                         35”03

100 metra stil i lirë                  EVIE ASLLANAJ (STELA)                         1’18”31

400 metra stil i lirë                  EVIE ASLLANAJ (STELA)                         6’23”81

50 metra bretkosë                    SIBORA DUSHAJ (TIRANA)                                 51”67

100 metra bretkosë                  SIBORA DUSHAJ (TIRANA)                                 1’52”59

200 metra bretkosë                  SIBORA DUSHAJ (TIRANA)                                 4’00”00

50 metra shpinë                       ANA CEKA (STELA)                                               45”82

100 metra shpinë                     VANESA UJKA (STELA)                            1’36”75

50 metra delfin                        EVIE ASLLANAJ (STELA)                         42”71

100 metra katërnotim  EVIE ASLLANAJ (STELA)                         1’33”72

SI EKIP: STELA 550 PIKË

SPORTISTJA MË E MIRË: EVIE ASLLANAJ 542 PIKË