VIDEO/ Po festonin fitoren, momenti i frikshëm kur shembet tribuna e stadiumit në Hollandë

241
Sigal

Tifozët e Vitesses i kanë shpëtuar fatkeqësisë të dielën. Ata teksa po festonin pas ndeshjes me lojtarët e tyre fitoren ndaj NEC Nijmegenit 1:0 në transfertë të dielën gjatë ditës, është shembur një pjesë e tribunës.
“Për fat të mirë, nuk ka viktima. Kam parë gjëra të tjera por jo të kësaj natyre, kështu që isha i habitur dhe i shqetësuar. Nuk pret diçka të tillë”, ka thënë për ESPN-in, Ëilco van Schaik, menaxheri i përgjithshëm i skuadrës së Nijmegenit.

“Është mrekulli që nuk ndodhi asgjë. Kjo është gjë jo e mirë dhe meriton vëmendje. Nuk e di se si funksionojnë këto gjëra, por ka specialistë për këtë. Do ta hetojmë rastin menjëherë”, theksoi ai.