Franc Bekenbauer, një legjendë që korruptohet lehtë. Zbulohet skandali milioner i radhës

466
Sigal

Franc Bekenbauer do të mbetet përgjithmonë në historinë e futbollit botëror si një legjendë e tij në rolin në fushën e lojës si lojtar, por edhe si trajner. Megjithatë, në vitet pas futbollit po njihet ana tjetër e medaljes së kësaj legjende, pasi thuajse në çdo skandal korrupsioni në futboll në vitet e fundit, del edhe emri i tij.

Sikur të mos mjaftonte çështja e ryshfeteve të marra e të dhëna për Botërorin 2006 ku ai ishte në grupin organizator të aktivitetit, edhe në ato pasardhëse ai ka pasur thuajse gjithmonë gisht, me hetime që kanë treguar përfshirjen e tij në caktimin e Botërorëve 2010 e së fundi edhe atij 2018. Revista gjermane “Der SpeigeL” ka publikuar një artikull ku tregon një këmbim e-mailesh mes menaxherit të Benkenbauer, Fedor Radman, dhe grupit organizator të Rusi 2018 para votimit vendimtar në Këshillin e FIFA-s për këtë aktivitet.

Menaxheri i tij kishte bërë të qartë se nëse “vlerësohej” siç duhej, Bekenbauer do të votonte për Rusinë, ashtu siç ai bëri më pas duke e pranuar publikisht. Të njëjtat burime tregojnë se “vlerësimi” bazë, që do të thotë thjesht vota pro Rusisë ishte 3 milionë euro, ndërsa 1,5 milionë euro të tjera do të shkonin në llogarinë e Bekenebauer nëse në fund Rusia do të shpallej vend organizator, siç ndodhi.

Në disa e-maile të zyrtarëve rusë tregohet se si ishte situata me kandidaturën në ato vite dhe se si pritej të votonin disa prej anëtarëve të Ekzekutivit të FIFA-s, mes të cilëve Bekenbauer. Ky i fundit është dënuar zyrtarisht edhe nga FIFA pak vite më parë, pasi nuk i kthente përgjigje Komisionit të saj të Etikës për disa dhurata që kishte marrë në aktivitete zyrtare duke anashkaluar rregulloret e FIFA-s. Ai është aktualisht nën hetim nga Prokuroria Gjermane për rolin e tij në skandalin e ryshfeteve për Botërorin 2006.