FOTO/ Surpriza në formacionin e javës në Champions League, mungojnë…

174
Sigal

Liga e Kampionëve u rikthye këtë javë duke dhuruar një spektakël të vërtetë për sytë e tifozëve.

Në 16 sfidat e luajtura spikatën shumë lojtarë, ndërsa UEFA ka bërë publik dhe formacionin më të mirë të javës.

Në portë është zgjedhur gardiani i Lilës, Gërbiç. Skuadra franceze arriti të barazonte 0-0 me Sevillan, në një ndeshje ku Gërbiç shkëlqeu duke ndaluar andaluzianët të gjenin rrugën e golit.

Në mbrojtje, janë zgjedhur dy lojtarë të Barcelonës, Jordi Alba dhe Gerard Piqu, ndërsa reparti defensiv plotësohet nda Blind i Ajaxit dhe Koates i Sporting Lisbonës.

Në mesfushë, janë zgjedhur Okafor i Salzburgut dhe Jorginho i Chelseat, ndërsa sulmi plotësohet nga Sane i Bayern Munchen, Muhamed Salah, Riad Mahrez dhe Vinicius Junior.

Të gjithë këta lojtarë shkëlqyen këtë javë duke u bërë protagonist në rezultatet e arritura nga skuadrat e tyre.

Në fakt, edhe Ronaldo e Messi ishin protagonistë, duke shënuar e duke i dhënë fitoret përkatësisht Manchester United dhe PSG-së, por UEFA nuk i ka përzgjedhur në formacionin më të mirë të kësaj jave të Championsit.

Image