Lajme të mira, dy kampionate të tjera europiane drejt rifillimit

335
Sigal

Franca tronditi UEFA-n me vendimin për të pezulluar kampionatin, teksa presidenti Macron paralajmëroi se do t’i kërkonte shteteve europiane të bënin të njëjtën gjë. Gjithsesi, ka edhe vende të cilat kanë vendosur për të rifilluar aktivitetet sportive.

Portugalia është një ndër shtetet më pak te prekura nga pandemia COVID-19 dhe ka vendosur të rifilloje kampionatin. Duke nisur nga dita e hënë, klubet portugeze do te rikthehen në stërvitje, teksa do të përgatiten për ezaurimin e ndeshjeve të mbetura.

Kampionati parashikohet të rifillojë në fundin e këtij muaji. Lajmi është konfirmuar nga Ministri i Ekonomisë, Pedro Siza Vieira. Në kampionatin portugez, janë zhvilluar 24 javë, teksa do të zhvillohen edhe 10 ndeshje të tjera për të përfunduar sezonin.

Aktualisht, kampionatin e udhëheq Porto, e ndjekur nga Benfica me vetëm një pikë më pak. Edhe kampionati çek është drejt rifillimit, shoqëruar me masa strikte për të frenuar përhapjen e virusit.