Foto/ Pësoi dëmtim të rëndë në Botëror, ylli i Brazilit operohet me sukses

99
Sigal

Sulmuesi brazilian i Arsenalit, Gabriel Zhezus, pësoi një dëmtim të rëndë përballë Kamerunit në Botërorin e Katarit, gjë që e la atë jashtë pjesës së mbetur të turneut.

Gjithashtu ai pritet që të mungojë për një kohë të gjatë dhe me “Topçinjtë” e Mikel Artetës në Angli, duke lënë një boshllëk të madh në majën e sulmit.

Gjithsesi duket se operacioni i 25-vjeçarit shkoi në mënyrën më të mirë të mundshme dhe me anë të një fotoje të bërë publike, ai është çuar menjëherë në këmbë me ndihmën e patericave.

Kështu ai ka kërkuar që të shkojë në shtëpi dhe pjesën tjetër të trajtimit ta marrë atje.

Foto/ Pësoi dëmtim të rëndë në Botëror, ylli