Mbretëria e Bashkuar porosit mijëra armë të reja anti-tank

93
Sigal

Në një marrëveshje prej rreth 260 milionë eurove me prodhuesin suedez Saab, ministria e mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se po blen mijëra armë antitank.

Ato do të mblidhen në një objekt të Thales në Belfast dhe do t’i dorëzohen ushtrisë britanike. Disa nga rezervat e armëve të Mbretërisë së Bashkuar i janë dhuruar më parë Ukrainës.

Arma e Lehtë Anti-Tank e Gjeneratës tjetër është një sistem raketash i lëshuar nga shpatulla që mund të operohet nga një ushtar.

Ben Wallace, sekretari i mbrojtjes, tha se armët kishin luajtur një “rol vendimtar” në mbështetjen e ushtrisë së Ukrainës. Ndryshe, Britania është një ndër shtetet që më së shumti po e ndihmon ushtarakisht Ukrainën.