Mesditën e sotme është zhvilluar gara e parë e sezonit të ri të Formula 1, që duhet të kishte nisur që në mars, por pandemia e bëri të pamundur.
Çmimi i Madh i Austrisë ka hapur edicionin e ri dhe ka qenë një garë plot emocione.
Nga 20 pilotë, vetëm 13 prej tyre arritën ta përfundonin garën për shkak të përplasjeve që ndodhën gjatë 71 xhirove.
Lewis Hamilton ishte në vendin e dytë, por në fundin e garës ai pati një përplasje me pilotin e RedBull, Albon, duke marrë një penallti prej pesë sekondash dhe kësisoj përfundoi i katërti, duke mbetur jashtë podiumit.
Charles Leclerc e mbylli garën në vendin e dytë, kurse befasisht Lando Norris përfundoi në podium me makinën e tij McLaren.
Sebastian Vettel arriti të përfundonte vetëm në vendin e dhjetë, pas një përplasje në fillim të garës.