Itali/ U kap mat teksa i jepte kokainën klientit, arrestohet 27-vjeçari shqiptar

283
Sigal

Një 27-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane për shpërndarje kokaine. Karabinierët po e ruanin shqiptarin dhe i vunë prangat në momentin ku ai po i jepte dy doza një klienti. Ishte sjellja e shqiptarit, e cila bëri që karabinierit të viheshin në ndjekje të tij. Pas kontrolleve në makinë, u gjetën gjthashtu edhe 17 gr kokainë, 5 mijë euro të siguruar nga shitja e drogës dhe një telefon. Sipas hetuesve, telefoni përdorej për të marrë porosi për dozat e kokainës. Gjykata e Periuggias, pasi vlerësoi të ligjshëm arrestimin, vendosi detyrim paraqitje për shqiptarin.