Formula 1/ Verstappen fiton duelin me Leclerc, Hamilton i 10-ti në Arabinë Saudite

138
Sigal

Max Verstappen siguroi fitoren e tij të parë të sezonit të Formula 1 në fund të një dueli shumë të fortë me Charles Leclerc, i cili zgjati gjatë gjithë garën, por që ishte edhe më i ashpër në tetë xhirot e fundit në Çmimin e Madh të Arabisë Saudite.

Në fillimin e xhiros së 47-të, kampioni në fuqi arriti të parakalojë pilotin e Ferrarit pikërisht në vijën e finishit.

Carlos Sainz kompleton podiumin para Sergio Perezit, i pafat në momentin e hyrjes në bokse.

George Russell përfundon i pesti me makinën Mercedes, ndërsa Lewis Hamilton, i dhjeti.