Ukraina bën bilancin: Mliliarda dollarë dëme në infrastrukturë nga pushtimi i rusëve

140
Sigal

Ukraina vlerëson 63 miliardë dollarë dëme në infrastrukturë

Parlamenti i Ukrainës ka thënë në një postim në Twitter se vlerëson një dëm prej 63 miliardë dollarësh në infrastrukturë që nga 24 marsi.

Kostoja, e llogaritur nga Shkolla e Ekonomisë e Kievit, llogaritet për infrastrukturën e dëmtuar ose të shkatërruar, duke përfshirë 4,431 ndërtesa banimi, 138 objekte të kujdesit shëndetësor, tetë aeroporte civile dhe 378 institucione arsimore.

Parlamenti ka kërkuar që reparacionet t’i paguhen Ukrainës duke përdorur rezervat e ngrira të bankës qendrore të Rusisë.