Si përfundon ndeshja Poloni-Shqipëri? Ja si kanë votuar fansat në faqen e UEFA-s

178
Sigal

Ndeshja mes Polonisë dhe Shqipërisë nis rrugëtimin e kuqezinjve në eliminatoret e Euro 2024.

Një sfidë shumë e rëndësishme për të dy kombëtaret, duke llogaritur edhe humbjen e polakëve në ndeshjen e tyre ndaj Republikës Çeke.

Në faqen zyrtare të saj, UEFA ka hapur një sondazh sa i përket parashikimit të sfidës së sotme në Varshavë, duke pyetur tifozët e saj se si përfundon ndeshja sot.

Deri 45 minuta para fillimit të sfidës, në faqe rezultonte se 51% e votuesve mendonin se Polonia do të fitonte sfidën, ndërsa 44% është e bindur se fiton Shqipëria, me vetëm 4% që mendojnë se ndeshja mbyllet në barazim.