Messi i pari, Xavi Hernandez ka si synim të afrojë te Barcelona një tjetër lojtar

114
Sigal

Barcelona nuk do të bëjë shumë transferime në afatin kalimtar të verës.

Sipas Mundo Deportivos, trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka targetuar vetëm dy lojtarë.

Njëri nga ta është patjetër që Lionel Messi. Ylli argjentias është objektivi kryesor i katalonasve, që duan ta rikthejnë pas dy sezoneve.

E tjetri është Martin Zubimendi. 24-vjeçari spanjoll luan për Real Sociedadin në pozitën e mesfushorit dhe ka rënë në sytë e trajnerit të Barcelonës.

Megjithatë, për t’i realizuar këto dy transferime, Barcelona duhet të reduktojë pagat e veta.