VIDEO/ Tension në Derbin e Italisë! Sulmuesi ‘kapet keq’ me tifozin

129
Sigal

Momente tensioni në derbin e Italisë. Në takimin Juventus-Inter nuk munguan polemikat dhe sekondat e fundit të ndeshjes ankthi dhe stresi u ndjenë në stol dhe në tribunë. Edin Dzeko, i zëvendësuar në pjesën e dytë, ishte protagonist i një grindjeje me një tifoz të Juventusit: imazhet e konfliktit në distancë u bënë menjëherë virale në rrjetet sociale.

Jo vetëm humbja ndaj Interit, tjetër lajm i keq për Juventusin; Mesfushori dëmtohet dhe…

Në fakt, në një video që u shfaq në TikTok dhe më pas në Tëitter, shohim një Dzeko të zemëruar duke vështruar dikë që ishte i pranishëm pas stolit të Interit në tribuna.Ish-sulmuesi i Romës dhe në të kaluarën pranë Juventusit, me siguri është fyer apo provokuar dhe më pas ka vendosur të sfidojë autorin e gjestit të keq: “Nëse ke b*le ngrihu”. Një fjali bërtiti disa herë, me një ndihmes të Inzaghit që ndërhyri në përpjekje për ta qetësuar.