Flet Ausilio: Ka vetëm një mënyrë që Lautaro të largohet nga Interi

243
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2020-05-28 11:26:06Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com……¬‘ÊxŠ
Sigal

Udhëtimi i Lautaro Martinez nga Milano me biletë për në Barcelonë, po studiohet prej kohësh, por Interi nuk ka ndërmend që ta lërë të lirë futbollistin argjentinas. Pier Ausilio, drejtuesi i Interit ka shpjeguar në këtë mënyrë situatën e bomberit.

“Sa i përket të ardhshmes së Martinez ka vetëm një mënyrë se si ai mund të largohet, duke paguar klauzolën e tij. Një klauzolë që është vendosur prej kohësh dhe është e padobishme që ta fshehim. Ka angazhime dhe afate që duhet të mbahen në mënyrë precize.

Është një klauzolë që skadon në fillim të korrikut, ndaj dhe nuk do të zgjasë për një kohë të gjatë. Është e vetmja mundësi që të mos ta shohim më Lautaron tek Interi. Nuk jemi duke diskutuar me asnjë për të.

Është një pasuri e rëndësishme e klubit dhe të mos harrojmë se ka një kontratë 3-vjeçare me Interin. Lojtarët më të rëndësishëm nuk do t;i shesim, por synojmë që ta përforcojmë ekipin”, deklaroi Ausilio. Kujtojmë që klauzola e vendosur nga Interi për Lautaron është 111 milionë euro.