Fernando Alonso përplaset nga një makinë, ja gjendja e tij shëndetësore

177
Sigal

Piloti i Formula 1, Fernando Alonso është shtruar në spital, pasi u godit nga një automjet ndërsa po lëvizte me biçikletë në Zvicër, vetëm një muaj para fillimit të provave para-sezonale në Bahrein.

Alonso, 39 vjeç, u dërgua në spital pas aksidentit, por thuhet se ishte ‘i vetëdijshëm’ dhe në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, dy herë kampioni i botës, u godit nga një makinë ndërsa ishte në një udhëtim stërvitor afër Luganos.

Nëpërmjet një njoftimi, ekipi i Alpine F1, deklaroi se Alonso ndodhet në gjendje të mirë dhe do t’i nënshtrohet ekzaminimeve të mëtejshme mjekësore ditën e nesërme.