Ja arsyet, pse disa persona dalin pozitivë me COVID edhe pas vaksinimit

186
Sigal

Një vaksinë kundër Covid-19 nuk siguron mbrojtje të plotë ose të menjëhershme, që do të thotë se është akoma e mundur të infektoheni dhe të dilni pozitiv me virusin.

Kjo, sipas studiuesve ndodh për disa arsye.

Një prej tyre është fakti se duhen disa ditë që vaksina të sigurojë mbrojtjen, pasi është injektuar në trup. Kjo do të thotë se një person mund të infektohet nëse e ka bërë vaksinën, pasi kjo e fundit nuk ka filluar akoma funksionin në trup.

Një arsye tjetër është fakti se vaksina nuk është 100% efektive.

Vaksinat e miratuara për përdorim deri më tani, janë shumë efektive, pro gjithsesi nuk sigurojnë një mbrojtje totale.

Vaksinat nuk funksionojnë në mënyrë retroaktive. Kjo do të thotë se një person mund të rezultojë pozitiv sepse ka qenë infektuar para se të merrte vaksinën dhe thjesht nuk e dinte akoma.