Euro2024/ Mesazhi i Presidentit Begaj për Kombëtaren kuqezi: Të gjithë shqiptarët janë me ju!

48
Sigal

Në nisje të Kampionatit Europian të Futbollit, ku merr pjesë edhe Shqipëria, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka përcjellë edhe një mesazh urimi për kombëtaren kuqezi.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Begaj i uron sukses dhe thotë se “të gjithë shqiptarët janë me ju”

“Në nisjen e Kampionatit Europian të Futbollit, le t’i urojmë të gjithë së bashku ekipit tonë kombëtar: Suksese! Të gjithë shqiptarët janë me ju”, shkruan Presidenti.

Kujtojmë që kombëtarja tonë luan ndeshjen e parë ditën e nesërme në orën 21:00 përballë Italisë.