EURO 2020/ Çekia kalon “lehtshëm” Skocinë dhe merr kreun e grupit D. Schick shënon golin e kompeticionit (VIDEO)

169
Sigal

Republika Çeke e nis në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën në “Euro 2020”, duke marrë një fitore të pastër 2-0 kundër Skocisë në “Hamden Park”. Patrik Schick ishte ylli i ndeshjes, duke shënua dy gola shumë të bukur, duke konfirmuar momentin fantastik që po kalon.

Ndeshja u zhbllokua në fundin e pjesës së parë, teksa Patrik Schick me një goditje të bukur me kokë arriti që ta dërgonte topin në cepin e portës. Fraksioni i dytë nis më mirë për skocezët, por Schick ishte i papërmbajtshëm.

Pas një kundërsulmi të shpejt, bomberi i Leverkusenit lëshoi një goditje të jashtëzakonshme nga mesi i fushës, duke e dërguar në rrjetën e portierit Marshall, i cili u detyrua që të “përqafonte” rrjetën. Me këtë fitore Çekia merr kreun e Grupit D me 3 pikë, po aq sa edhe Anglia.