U largua nga Milani, Donnarumma tregon arsyet e transferimit te PSG-ja

187
Sigal

Gigio Donnarumma, ish-portieri i Milan-it, është kthyer të flasë për transferimin e tij te Paris Saint-Germain, duke shpjeguar arsyet që e kanë bindur të pranojë ofertën e francezëve.

“Te PSG më ndiqnin prej kohësh, më kanë bërë gjithmonë të ndihem i rëndësishëm. E dija se të gjithë kishin shumë besim tek unë, kështu që e kam zgjedhur PSG-në sepse është një ambient i pabesueshëm”, ka thënë portieri italian për Daily Telegraph.

“Është një skuadër e jashtëzakonshme me ambicie të mëdha, kështu që të gjitha këto gjëra kanë bërë të mundur që PSG të ishte pjesë e fatit tim”.