Zbulohet kush do të vendos drejtësi sot në derbin Partizani-Tirana

455
Sigal

Do të jetë gjyqtari ndërkombëtar që mban stemën e FIFA-s Enea Jorgji ai që do të vendosë drejtësi në derbin e kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës, takim që do të zhvillohet mbrëmjen e sotme në “Air Albania”.

Federata Shqiptare e Futbollit ka zgjedhur pikërisht Jorgjin si gjyqtar kryesor të sfidës ndërkohë që asistentë të tij do të jenë Denis Rexha dhe Rejdi Avdo. Arbitër i 4-t do të jetë Dojanto Myftari, ndërsa arbitra porte pas linje do të jenë, Juxhin Xhaja dhe Kridens Meta.