Ermal Tahiri: Ekipet e mëdha e mbyllën ciklin dhe paguan arrogancën

1391
Sigal

Nga Agron KAJA

Kampionati Botëror “Rusi 2018” është në metrat e fundit të tij, si e përshkruani situatën nga starti e deri në prag të ndeshjeve çerekfinale?

Botërori “Rusi 2018” ka sjellë shumë risi e surpriza, mes të cilave çdo skuadër ka gjetur vendin e vet, nga starti e deri në pragun e çerekfinaleve. Por, ky Botëror do të mbahet mend për sistemin VAR, i cili ka dhënë shumë zgjidhje teknike në favor të lojë së futbollit.

Në këndvështrimin tuaj teknik, çfarë dukuri veçohen më shumë nga 56 ndeshjet e luajtura?

Duke ju referuar ndeshjeve në tërësi, të gjitha ekipet kanë treguar përgatitje të lartë fizike e teknike, natyrisht me diferenca skuadra nga skuadra. Ky Botëror do të mbahet mend edhe për shumë penallti, si ekipet e vogla kanë bllokuar të mëdhatë, dhe pse individualitetet duhet të jenë pjesë e grupit.

Po arbitrat dhe sistemi VAR, ishin në ritmikën e ndeshjeve të luajtura në dy turet?

Në fakt, me aplikimin e sistemit VAR (Video Asistent Referee), arbitrat kanë rënë në qetësi, sa u përket vendimeve, që pa këtë sistem edhe mund të kishin kontestime të shumta. Sistemi VAR tregoi se është një teknologji që nuk ua ka ngrënë hakun ekipeve, nga gabimet njerëzore të arbitrave.

Në grupin e 8 skuadrave çerekfinaliste, 4 prej tyre kanë fituar Botërorë, 4 të tjerat jo, është ky një fakt që tregon ndryshimin e futbollit?

Është kështu, sepse ky mbetet Botërori i surprizave. Sepse Rusia kaloi Spanjën, me një dominim të theksuar fizik e taktik. Ndërkohë, edhe Brazili është tregua më evropian në lojë, jo vetëm se shumë futbollistë të tij luajnë në Evropë, por se futbolli në grup po sjell më shumë rezultat në fundin e ndeshjes.

Cila është sipas jush ndeshja më e mirë e këtij Botërori, në të gjithë komponentët e lojës?

Mendoj se kanë qenë disa ndeshje të veçuara, thuajse në të gjitha takimet që kanë zhvilluar skuadrat e kualifikuara në çerekfinale. Belgjika spikat në anën ofensive, Brazili me emrat që ka, Franca ka shumë kompaktësi, ndërsa Uruguaji, Kroacia dhe Anglia, janë ekipe shumë të forta.

Eliminimi i skuadrave të mëdha, si Gjermania në grupe dhe Spanja, Argjentina e Portugalia në 1/8, çfarë tregon në aspektin teknik të tyre?

Kjo situatë e eliminimit të disa skuadrave të mëdha, mendoj se është normale. Sepse edhe futbolli ka ciklin e vet, dhe për skuadrat si Spanja, Gjermania, Argjentina e Portugalia, ndoshta është mbyllur. Sot, qarkullimi i dendur i topit në fushë nuk mund të bëhet fitues kur skuadrat ti mbyllin hapësirat me kualitete.

Po yjet e futbollit botëror, sa diferencë kanë bërë në këto 56 ndeshje të luajtura në “Rusi 2018”?

Ata futbollistë që hyjnë në listën e yjeve, nuk arritën të tregonin vlerat e tyre reale, sepse diferencën në të gjitha ndeshjet e ka bërë grupi në çdo skuadër. Nuk bëhet fjalë për individualitete të Pele dhe Maradonës, sepse nuk është më ai futboll që rrotullohej rreth individit.

Pas ndeshjeve çerekfinale, ju cilat skuadra i mendoni gjysmëfinaliste të këtij Botërori?

Duke u bazuar në lojrat që kanë zhvilluar deri më tani, unë si katër skuadrat më të mira do veçoja Brazilin, Francën, Anglinë dhe njërën mes Kroacisë dhe Uruguajit. Edhe Belgjika e Suedia kanë kualitete, por nuk i mendoj të shkojnë më larg se në çerekfinale, së bashku me Rusinë.

Për trofeun “Këpuca e Artë” e Botërorit, mendoni se do të kemi rivalitet emrash në aksin Angli-Francë?

Deri tani, Herri Kejn duket se do të jetë “Këpuca e Artë” në këtë Botëror. Por, duke parë formën e mirë të Mbape të Francës, dhe duke pritur që Lukaku i Belgjikës të rikthehet te goli, mundet që të “prishet” aksi Angli-Belgjikë, dhe të kemi një trekëndësh Angli, Francë, Belgjikë.

Të dhëna-Ndeshjet 1/8

Ndeshje të luajtura:     8

Gola të shënuar:          24

Më penallti:                 3

Autogola:                    1

Gola me penallti          2

Ndeshje me shtesë      3

Kartonë të verdhë       39

Ndeshja më shumë KV

Kolumbi-Angli            8

Kartonë të kuq            1

Lang i Zvicrës

Ndeshja me shumë gola

Francë-Argjentinë       4-3

Ndeshja me më pak gola

Suedi-Zvicër               1-0

Shkojnë në çerekfinale

Dy nga Grupi B dhe G

Nuk shkojnë në çerekfinale

Skuadrat Grupi B dhe H

Ndeshjet 1/8 e finaleve

Kazan/ 30 qershor 2018

1)FrancëArgjentinë    4-3

Soçi/ 30 qershor 2018

2)Uruguai-Portugali    2-1

Moskë/ 1 korrik 2018

3)Spanjë-Rusi              1-1

(Rusia me penallti 4-3)

Novgorod/ 1 korrik 2018

4)Kroaci-Danimarkë   1-1

(Kroacia me penallti 3-2)

Samara/ 2 korrik 2018

5)Brazil-Meksikë         2-0

Rostov/ 2 korrik 2018

6)Belgjikë-Japoni        3-2

Shën Petersb./ 3 korrik 2018

7)Suedi-Zvicër            1-0

Moskë/ 3 korrik 2018

8)Kolumbi-Angli         1-1

(Anglia 4-3 me penallti)

Ndeshjet 1/4 e finaleve

Novgorod/ 6 korrik 2018

A)Uruguaj-Francë       16:00

Kazan/ 6 korrik 2018

B)Brazil-Belgjikë        20:00

Samara/ 7 korrik 2018

D)SuediAngli                        16:00

Soçi/ 7 korrik 2018

C)RusiKroaci             20:00

 

Trajneri i “axurrëve” xheloz, Mançini: Vetëm Brazili është superior

Edhe pse Italia nuk është në ndeshjet finale të Botërorit “Rusia 2018”, trajneri i përfaqësues “axurre”, Roberto Mançini, dje është bërë protagonist në rrjetet sociale. “Për Italinë është shkatërrimtare mospjesëmarrja në këtë Botëror, në të cilin, mjaft skuadra të vogla në letër kanë arritur të befasojnë. Kjo ka qenë surprizuese, por me përjashtim të Brazilit, nuk shoh asnjë kombëtare tjetër që të jetë superiore ndaj Italisë”, kështu ka theksuar në deklarimin e tij Mançini, i cili ka edhe një ngushëllim. “Nëse do të ishim në Rusi, edhe ne do të kishim thënë fjalën tonë, por fatkeqësisht ky është futbolli, kjo është jeta, nuk mund ta ndalim kohën apo ta kthejmë pas”, ka përfunduar në deklarimin e tij trajneri i Kombëtares së Italisë.

 

Transferta 272 milionëshe e Mbape, Reali me deklaratë e mohon lajmin

Sulmuesi i Francës, Kilien Mbape, po shkëlqen në radhët e “Gjelave” në ndeshjet finale në Botërorin “Rusi 2018”. Madje me formën që ai ka treguar, kryesisht në fitoren ndaj Argjentinës, kanë bërë që sytë dhe veshët e menaxherëve të pranishëm në Rusi, të aktivizohen për këtë talent. U përfol dje në mediat botërore dhe në rrjetet sociale, se Kilian Mbape do të kalojë të Reali i Madridit për vlerën rekord të 272 milionë euro. Madje këtë lajm e kishte publikuar gazeta spanjolle “AS”, por i menjëhershëm ka qenë njoftimi i klubit spanjoll. “Real Madrid nuk ka bërë asnjë ofertë ndaj PSG-së, apo ndaj lojtarit, dhe na vjen keq për shpërndarjen e këtij lloji të informacionit”, kështu theksohej dje në këtë deklaratë të klubit.