Elseid Hysaj s’është më i paprekshëm, largimi në verë duket i sigurt

487
Sigal

Më 28 mars në Romë, u takuan presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis dhe agjenti i Elseid Hysajt, Mario Giuffredi. Një takim që ishte programuar për të diskutuar për rinovimin e ish-mbrojtësit të Empolit dhe Mario Ruit, për të eliminuar klauzolën 50 milionë euro, teksa kontrata e tij skadon deri në vitin 2021.

Hysaj, mbërriti te Napoli në sezonin 2015-16, së bashku me mentorin e tij, duke qenë për tri sezone radhazi titullar në formacionin e të kaltërve. Mbërritja e Carlo Ancelottit, ka hequr paprekshmërinë për mbrojtësin, i cili ka vuajtur edhe mbërritjen e Kevin Malcuit, i cili në disa ndeshje ka treguar se mund të japë më shumë se shkodrani veçanërisht në fazën sulmuese.

Kështu, e ardhmja e futbollistit shqiptar duket i rrethuar nga një mjegull e dendur: Nëse Sarri qëndron tek Chelsea, nuk përjashtohet mundësia e kalimit në Londër, kështu janë edhe ekipet e tjera të interesuara.

Çmimi i kartonit, sigurisht që d të ndryshojë, pavarësisht faktit se Hysaj ka treguar në këto vite se është shumë i rëndësishëm në fazën difensive, vlera e tij ka rënë. Në këtë verë me shumë mundësi ai do të transferohet në një ekip tjetër pasi së fundmi, të kaltrit kanë shfaqur interes për Trippier. Edhe në sfidën e djeshme ndaj Atalantës, ai ishte një ndër më të dobëtit në fushën e lojës, duke konfirmuar vështirësitë në skemat me trajnerin Ancelotti.

Foto 19