Hidhet shorti, Skënderbeu në grup me Sportingun e Lisbonës

562
Shorti i hedhur në principatën e Monakos përcaktoi kundërshtarët e Skënderbeut në Ligën e Europës.
Skuadra kampione e Shqipërisë do të jetë pjesë e grupit H, së bashku me portugezët e Sporting të Lisbonës, turqit e Beshiktashit dhe rusët e Lokomotivës së Moskës.
Një short sigurisht jo i thjeshtë për korçarët kur dihet forca e skuadrës luzitane, pa harruar edhe eksperiencën e beshiktashit në nivele të tilla.
Kjo është hera e parë që një skuadër shqiptare merr pjesë ne grupet e Europa Leagues.
Ndërkohë që Karabaku i Ansi Agollit do të jetë në të njëjtin grup më Monakon, Anderlehtin e Besnik Hasit dhe Totenhemin, ndërsa Paoku i Ergys Kaçes do të përballet me Borusian e Dortmundit, Kabalën dhe Krasnodarin.
Sigal