Rezultatet e dobëta të skuadrës, Chelsea vendos për trajnerin Graham Potter

107
Sigal

Chelsea do të vazhdojë bashkëpunimin me trajnerin Graham Potter.

Asnjë shkarkim për teknikun e njohur, ky është vendimi i marrë nga klubi i Bluve të Londrës, pavarësisht rezultateve tejet negative të marra.

Në 5 takimet e fundit, ekipi i Potter ka fituar vetëm një herë, një herë ka humbur dhe tre herë ka barazuar.

Drejtuesit kanë shprehur besim se rezultatet do të vijnë, duke rënë dakord me njëri-tjetrin se ndërrimi i teknikut në këtë fazë të sezonit nuk do i bënte mirë skuadrës.