“E vështirë të zëvendësosh lojtarë si Kumbulla dhe Gjimshiti”, Ajeti: Ja ndryshimi mes kombëtares së tanishme dhe asaj të 2016-tës

101
Sigal

Shqipëria do të luajë ndeshjen e tretë të Ligës së Kombeve përballë Izraelit në transfertë, ku fitorja është një detyrim për të arritur vendin e parë. Në konferencën për shtyp, mbrojtësi i Kombëtares, Arlind Ajeti, u shpreh se shpreson se skuadra do të japë më të mirën në fushë.

Sa e keni përgatitur përballjen me Izraelin?

Janë ndeshje vendimtare dhe ne akoma nuk kemi të përgatitemi sepse sapo erdhëm. Kemi mjaft kohë për t’u përgatitur dhe do të bëjmë maksimumin.

Sa ka ndryshuar Kombëtarja nga hera e fundit që jeni grumbulluar?

Janë disa lojtarë të ndryshëm, por për mua nuk ka rëndësi. Është gjithmonë kënaqësi e madhe për të luajtur me Kombëtaren dhe sa herë jam i ftuar jam gjithmonë i kënaqur.

E keni pritur ftesën që në këtë grumbullim?

Katër ndeshje sepse sapo ka filluar kampionati. I kam luajtur të gjitha ndeshjet. E kam pritur, nuk mund të them. Objektivi është që të jem gjithmonë i ftuar në Kombëtare, por në fund e vendos gjithmonë trajneri. Unë jam gjithmonë gati për ftesën e Kombëtares, gjithmonë jam i lumtur të jem këtu, por atë e vendos trajneri.

Jeni i gatshëm t’i kompesoni mungesën lojtarëve të dëmtuar?

Janë lojtarë me shumë kualitet, shumë të rëndësishëm për Kombëtaren. Unë do të jap maksimumin nëse ma jep mundësinë trajneri. Të zëvendësosh lojtarë të tillë është normalisht shumë e vështirë.

Çfarë gjen diçka më tepër se Kombëtarja e 2016?

Unë sa herë të jem në kombëtare mundohem të jap maksimumin, si në 2016, si tani. Kualiteti është shumë i lart. Shumë lojtarë me cilësi të lartë, nëpër skuadra të mëdha. Shpresoj të arrijmë një sukses si në 2016.

Besoni se është çështja e fatit që ndikon dhe sa do të ndikojë në këto dy ndeshje?

Futbolli lidhet dhe me fat. Në momentin e duhur, në vendin e duhur dhe fatkeqësisht kemi disa lojtarë të lënduar. Shpresojmë që me këtë ekip që kemi të bëjmë më të mirën.

Si i shikoni mundësinë krahasuar dhe me kundërshtarët?

Është një kundërshtar i fortë. E kem i parë dhe ndeshjen e parë. Ne do të mundohemi ta përgatisim sa më mirë këtë ndeshje me Izraelin dhe mundësisht t’i marrim tre pikët. Tani ta shohim.