Muriqi titullar për Lazion kundër Juventusit, formacionet zyrtare

312
Sigal

Lazio e pret Juven në Stadiumin Olimpik në Romë, për ballafaqimin e xhiros së shtatë, që nis në orën 12:30, raporton Gazeta Express.

Kjo do të jetë ndeshja e dytë që përfaqësuesi i Kosovës Muriqi luan titullar në ligë për skuadrën e Simeone Inzaghit.

Muriqi është ende në kërkim të golit të parë për Lazion – të cilës iu bashkua këtë verë nga Fenerbahce.

Sulmuesi nga Prizreni i ka bërë tri paraqitje në ligë dhe tri të tjera në Ligën e Kampionëve deri tani për Lazion.

Lazio do të përballet me mungesa të shumta sot, përfshirë sulmuesin kryesor Ciro Immobile, portierin shqiptar Thomas Strakosha dhe mesfushorin Lucas Leiva, të cilët janë prekur nga koronavirusi.

Ndërkohë, te Juventusi mungojnë Giorgio Chiellini, Matthijs de Ligt, Aaron Ramsey dhe Alex Sandro.

Formacionet zyrtare:

Lazio:

Juventus: Szczesny; Demiral, Bonucci, Danilo;Cuadrado, Bentancur, Rabiot, Frabotta; Kulusevski; Morata, Ronaldo