LIVE/ Penallti në Durrës, Lilaj gabon nga pika e bardhë e 11 metërshit (Video)

657
Teuta 0-0 Skënderbeu
Minutë pas Minute
23′ Xhejms pengohet brenda zonës dhe për gjyqtarin Beqiri nuk ka dyshime, kemi të bëjmë me 11 metërsh.
16′ Mesfushori i Skënderbeut, Bakari Nimaga, bën të pamundurën, ku vetë pak metra larg vijës fatale, ka dërguar topin jashtë kuadratit.
14′ Gavazaj provon me një goditje nga e djathta. Topi përfundon në duart e Moçkës.
7′ Situata e parë e rrezikshme, Çyrbja nga e djathta harkon një top në zonë, por sfera përfundon në duart e portierit Shehi.
6′ Një lumë faullash të akorduar nga gjyqtari Beqiri.
1′ Ka nisur takimi, Teuta shkelmon topin e parë nga qendra/ panorama sport
Teuta dhe Skënderbeu do të diskutojnë sot çerekfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë në stadiumin “Niko Dovana”.
Durrsakët e shohin kompeticion si mundësinë e vetme për të shpëtuar diçka nga ky sezon pasi situata në kampionat lë për të dëshiruar dhe për më tepër që rrezikohet mbijetesa. “Djemtë e detit” vijnë pas barazimit 1-1 me Lushnjën në “Superligë”.
Nga ana tjetër Skënderbeu i Ilir Dajës është favoriti i madh për të shkuar në gjysëmfinale. Dihet se korçarët kanë një potencial shumë më të lartë se Teuta dhe përpos kampionatit do të synohet edhe triumfi në Kupë, kompeticion të cilin Skënderbeu nuk e ka fituar asnjëherë.
Ndeshja e fundit e zhvilluar nga Skëndrebu përfundoi me humbje kundër Luftarit në kampionat.
Teuta-Skënderbeu ora 14:00
Teuta: Moçka, Gjeorgjievski, A.Bilali, Hrkacc, Alhasan, Mustafov, Hila, Beqja, Çyrbja, Karimi, Amadu.
Trajner: Stavri Nica

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Aliti, Jashanica, Mici, Osmani, Nimaga, Lilaj, Gavazaj, Vila, Xhejms.
Sigal