E vërteta për dy përballjet Flamurtari -Tirana  

795
Sigal

Nga Moisi DALIPI

– Episode dhe  fakte për ndeshjet e 15.5.1996 dhe 12.08.1997             

Këto ditë  të “ngujimit popullor” nëpër portale ka filluar  një “luftë” se  kush do të thotë të vërtetën  për  dy ndeshjet midis Flamurtarit dhe Tiranës  në 15 maj  1996 për finalen e Kupës  dhe ajo  12 gushtit për   1997  për kampionat. Njerëz të moshave dhe profesioneve të ndryshme  që nuk kanë   lidhje me sportin  dhe në veçanti me futbollin flasin , argumetojnë,kërkojnë ,edhe pse  futbollin dhe dy ekipet, Flamurtarin dhe Tiranën i njohin më shumë nga rrjetet sociale .Duke i lënë menjëanë këta të vetquajtur ‘specialist –gazetar’. Le të flasim  më konkretisht. Flamurtari dhe Tirana  në sezonin 1995-1996  kishin siguruar daljen në finalen e Kupës të Shqipërisë. Ndeshja finale është zhvilluar  më 15 maj 1996  , ora 18.00 në stadiumin “Qemal Stafa “ në prani të 9,500  shikueseve. Flamurtari drejtohej nga trajneri Bejkush Birce dhe sposorizohej nga  Ferdinat Kamberi dhe Shkëlqim Selami. Skuadra vlonjate  kishte në përbërje futbollist cilësor jo vetëm nga Vlora si Bushi ,Prega ,Perloshi , por dhe  “gardën” e vjetër me  Arapin , Daullen  e Tahon.Tek Tirana kapiteni  Minga ishte pikë referimi për gjithcka.Përball ishin  dy rivale të  vjetra dhe të ndenja për njëra tjetrën , duke marrë mirë  parasysh përballjet midis tyre të  viteve 1980-1991. Gjyqtar i  ndeshjes Luan Zylfo. Pjesa e parë 0-0.  Flamurtari shënon gol në mimutën  e 69` me anë të Viktor Daulles dhe barazon Tirana  në minutë e 72 ` me anë të Nevil Dedes.Stafi drejtues dhe tifozet e Flamurtarit  protestojnë për  prekje të topit me dorë  nga autori i shënimit golit të barazimit Dede.Për gjyqtarin Zylfo goli është i rregullt Kundërshtimi nga kampi vlonjat është i ashpër, deri atje sa skuadra  kërkon të braktis fushën lojës. Ndërhyrja  e shefit të klubit Skënder Ibrahimi dhe trajnerit Bejkush Birce ka rikthyer skuadrën në fushën e lojës.

”Pranuan  të vazhdonim ndeshjen , sepse  kishim frikë për ndonjë ndëshkim dhe me të  rëndë nga federata”,- kujton  trajneri Birce. Deri në fund të  kohës rregullt të 90 minuta, rezultati nuk ndryshojë nga barazimi 1-1.U luajtë  koha shtesë  2×15 minuta, por përsëri  nuk ka fitues. Përcaktimi i fituesit do bëhej nga gjuatja e penalltive, nga pesë  për çdo skuadër .Për Tiranën shënon gol  Alimehmeti,Minga,Ruhi dhe Malko dhe humbet Kukeli . Për Flamurtarin  shënon Bushi ,Muka dhe Vito dhe humbasin  Perloshi  dhe Driza. Pra rezultati përfundimtar pas gjuatjes penalltive 4-3 për Tiranën që shpallet  fituesi Kupës Shqipërisë  për sezonin 1995-1996.Për atë gol të barazimit të  bardh e bluve, tani së fundi  autori Dede shprehet se se “Edhe mund të ketë qenë kështu , por nuk e mbaj mend se ka kaluar kohë e gjatë tani pas gati 24 vitesh”.Por pas asaj ndeshje zemërimi i vlonjatëve ka qenë i madh , por fakti që Tirana  është dhe  fituese e titullit kampion , bën që Flamurtari si finalist Kupe  të marrë pjesë në  eventin evropian të Kupës-Kupave dhe njëkohësisht të bëjë që zemërimi i vlonjatëve të  ulet. Shorti e vendos  Flamurtarin në turin e parë të Kupës- Kupave përball skuadrës sllovake   Chemlon-Humene dhe ndeshjet e zhvilluara me 8  gusht 1996  në Humene dhe 22 gusht 1996 në Tiranë japin shifrat   e dy humbjeve 1-0 dhe 0-2 .Pas këtyre ndeshjeve  jep dorëheqjen nga drejtimi skuadrës trajneri Bejkush Birce dhe në krye të pankinës  vjen Lonidha Curri dhe Petro Ruci.Skuadra përforcohet në merkaton verore me prurje cilësore si Alliu ,Haxhiraj ,Paco e të tjerë. Kampionati sezonit 1996-1997  përbëhet nga 18 skuadra dhe do zhvillohej me dy faza.  

Në përfundim të fazës parë renditja është kjo :

Flamurtari 37 pikë (penalizuar 4 pikë) ,Tirana 34 pikë,Vllaznia 33 pikë,Apollonia  31 pikë,Partizani 31 pikë  dhe Shkumbini 26 pikë.  Në muajin shkurt 1997 , kur skuadrat  sapo kishin mbyllur  përgatitjet dimërore dhe ishte zhvilluar turi ¼  i Kupës ku Partizani,Lushnja, Flamurtari dhe Dinamo kishin fituar të drejtën për në  gjysmë finale ,  bëhej gati të niste faza e dytë e kampionatit.

Shpërthimi ngjarjeve revolves popullore të fajdeve në Vlorë solli  ndalesën e detyrueshme të kampionatit. Pritej që gjendja të qetësohej  dhe kampionati të fiillonte.Shumë qytete të pjesës qendrore dhe jugore të vendit nuk afroni kushte për zhvillimin e ndeshjeve. Në muajin maj  1997  në Tiranë dhe Durrës zhvillohen  ndeshjen  gjysmë finale të Kupës , ku Partizani  në kryeqytet fiton  me Lushnjën 2-1 dhe Flamurtari   në “Niko Dovana” fiton  me Dinamon   me rezultatin 2-0 .Flamurtari në këtë ndeshje  drejtohej nga trajnerët  Latif Gjondeda dhe Rrapo Raho .Trajneri Curri dhe  ndihmësi tij Ruci së bashku me  mbrojtësin brazilian Bedagi  , por dhe futbollist të tjerë të skuadrës ishin larguar në Greqi. Presidenti Selami e takonte rrallë skuadrën, por Gjondeda në kushte  tëpër të vështira zhvillonte stërvitje me ata pak futbollist  vlonjat që kishin mbetur në skuader. Shumë nga futbollistët e  tjerë  ishin larguar pranë familjeve të tyre dhe nuk zhvillonin  stërvitje me skuadrën . Në qershor 1997 në  stadiumin “Qemal Stafa “ zhvillohet ndesha finale e Kupës, ku Partizani është fitues i saj pasi ka fituar përball Flamurtarit 5-4 me penallti pas rezultatit   2-2 të kohës rregullt të  ndeshjes.Rikthimi   futbollistëve vlonjatë në Vlorë ishte e vështirë, ndaj një pjesë menduan të zhvillojnë stërvitje në kryeqytet ose pranë  skuadrave të qyteteve tyre.Në këtë  kohë tre futbollist vlonjat, Daniel Xhafaj,Shpetim Ymeraj dhe Arnold  Cipi kane pasur një përplasje në  disa ushtar të Gardës, të cilët  i “kërkonin shkaqet e revoltës  të Vlorës dhe tek futbollistët e Flamurtarit”. Gjithsesi në muajin korrik 1997 F,SH.F .vendos që kampionati do zhvillonte ndeshjet me  grubullimi në qytetet Tiranë,Elbasan dhe Kavajë  ku 18 skuadrat do ndaheshin ne tre grupe me nga 6 skuadra. Kështu pra Flamurtari 37 pikë ,Tirana 34 pikë,Vllaznia 33 pikë,Apollonia  31 pikë,Partizani 31 pikë  dhe Shkumbini 26 pikë do ti zhvillonin ndeshjet në kryqytet me  nganjë takim duke filluar nga gjendja zero e pikëve.Flamurtari kishte shumë largime nga rradhët e tij , por afrimet nga ekpet e të rinjeve formatonin një skuadër premtuese .Në ndeshjen e parë  Flamurtari barazon  2-2 me Shkumbinin.Gjithsesi ne javet në vazhdim shumë  inters pritej ballafaqimi Tirana –Flamurtari. Ishte  12 gusht  1997  ora  17.00  ne stadiumin “Qemal Stafa”. Cdo fitore për seicilën skuadër  do thoshte fitim i  titullit  Kampion. Pak përpara ndeshjes mësohet se kjo ndeshje ishte besuar për tu drejtuar kolegjumin të gjyqtarëve të Shkodrës i përbërë nga  Astrit Isufi kryesor ,Rrok Nushi dhe Astrit Dervishi anësor dhe Farbardh Maci  gjyqytar I katërt. Por pak përpara se të fillojë ndeshja ndryshon gjyqtari  kryesor , (gjoja ka ardhur me vonesë në stadium) dhe në vend të tij caktohet Luan Zylfo i kolegjumit të kryqytetit.Vlonjatët protestojnë , por  marrin nga  garanci  për gjykim të paanshem  nga “kopetenti “federatës  përgjegjësi garave  Besnik Cela .Pjesa e parë 0-0 me një penallti  të pamerituar po të pa realizuar nga Tirana. Në pjesën e dytë në mimnuten e 47` Fortuzi shënon për Tiranën. Vlonjatet reagojën  dhe  goli barazimit dukej se po afrohej .Në minuten e  82` sulmuesi Perloshi pengohet në zonë dhe Flamurtari kërkon  penallti .Vlonjatët rrethojnë gjyqtarin duke protesutuar.Stadiumi përkrah skuadrën vlonjate .Hidhen  shashka , tymueze  dhe sende të forta në fushë .Flamurtari braktis fushën e lojës  ,sepse skenari  fuksionojë më së miri  duke  ja hequr Flamurtarit të drejtën për të fituar  titullin kampion.

Tani kur kanë kaluar  afro 24 vjet nga ajo ndeshje po dalin në shesh dhe “mëkatet “, ku  vet “kopententi”  Cela e ka pranuar se goli  barazimit të Tiranës në finale  Kupës  në 15  maj 1996” mund të jetë  I shënuar dhe me dorë , por janë gabime  njerëzore” duke mos dhënë një përgjigje të saktë  për penalltin  që nuk ju  është akorduar vlojateve dhe përse u ndryshua  gjyqtari  pak minuta perpara fillimit  të ndeshjes Tirana-Flamurtari per titull kampion me 12 gusht 1997?

Dhe këto “mëkate” por dhe të tjera si   këto , që kanë ndodhur jo pak  në këto  dekadat dhe vitet  e fundit  në  futbollin shqiptar , siç duket  në këto ditë të” ngujimit popullor” ka ardhur koha të refehen ashtu siç kanë ndodhur për të qenë të “pastër” përpara  se  virusi Covid -19 të infektoi mendjet.