Të moshuarit thyejnë rregullat, dalin në rrugët e lagjes

392
Sigal

Korçë, shkon në 14 numri i të prekurve nga virusi corona

Nga Vepror Hasani

Ndryshe nga ditët e tjera, kur ata që tentonin të shkelnin masat e marra për  kryerjen e shërbimeve jetësore për familjen, (ushqim, barna, kryerje pagesash etj), ishin persona me moshë të re, këtë të hënë, shkelësit e rregullave të përcaktuara ishin të moshuarit. Në lagjet e qytetit të Korçës u panë pensionistë që kishin dal për rreze dielli dhe për të  takuar bashkëmoshat rët ose blerë ndonjë gjë të vogël. Justifikimi i tyre ishte se nuk mund të rrinin për ditë të tëra të mbylllur në shtëpitë e tyre, pasi kjo gjë po u bëhej e padurueshme, Sipas tyre është ndryshe kur t’i sjellin ushqimet në shtëpi dhe krejt ndryshe kur hyn vetë në dyqan dhe merr atë mall që ta pëlqen syri, dhe veç kësaj, ke mundësi të marrësh ajër të pastër  e të shohësh që edhe bashkëmoshatarët tanë janë gjallë.

Karantinimi në Korçë

Nga vëzhgimet  toana në teren, për shumë banorë të qytetit të Korçës, karantinimi nuk ka qenë i lehtë. Nuk kemi kushte, – na thonë ata, – në banesë nuk mund të rrimë të veçuar nga njeri-tjetri sepse hapësirat e banesave nuk janë të tilla na mungon ngrohja, në Korçë bën ende ftohtë, është dimër akoma. Shumë familje e kaluan dimrin me batanije. Nuk kemi më shumë se një tualet. Askush nuk mund t’i dijë hallet e gjithkujt: dikush ka fëmijë të vegjël, dikush pleq të sëmurë, dikush persona të paralizuar, dikush nuk merr asnjë qindarkë nga shteti, sepse ka punuar në të zezë, ushqimet që marrim në dyqane janë të pakta, kur gjatë këtyre ditëve  duhej menduar edhe për një meny tjetër. Gjithashtu një pjesë e poullsisë jetonon me qira, të punësuar në familje kanë vetëm një anëtar ose dy. Të ardhurat mujore nuk mjaftojnë deri ditën e fundit të muajit, varfëria është e dukshme gjithandej. Gjithshtu është pothuajse e pamundur që sendet e banesës të mos preken nga gjithë njerëzit e shtëpisë.

Karantinimi familjar godet familjen

Dy raste të reja për Korçën

Në kushtet e shqiptarëve karantinimi familjar ka të mira por edhe të këqija njëkohësisht, na thoonë banorë të qytetit të Korçës. Është deklaruar se Kovid-19 mund të transmetohet nga personi në person gjatë periudhës së inkubacionit, kur nuk ka simptoma te pacientët, kjo do të thotë se virusi korona mund të prekë gjithë familjen.  Në këto kushte të dëmturë nuk dalin individët e familjeve të ndryshme, por anëtarët e së njëjtën familje. Kështu ndodhi edhe me familjen e dy të moshuarve në Korçë, pas tyre rezultuan të infektuar djali i tyre, nusja e djalit dhe nipi i tyre. Dihet gjithashtu që Kovid-19, është më ngjitës në krahasim me SARS dhe MERS, pra rreziku është i shtuar, përveç faktit që virusi ende ka të panjohura. Sot  në mëngjës mësuam se edhe dy bashkëshortë të moshuar nga Korça ishin prekur nga virusi korona. Mendohet se dy të moshuarit mund ta kenë marrë virusin nga dy të moshuarit e mëparshëm të prekur nga ky virus të cilët aktualisht gjenden në spitalin infektiv në Tiranë, pasi kishin qenë fqinj me ta. Shenjat e virusit ishin shfaqur fëllimisht tek e moashura dhe më pas edhe te bashkëshorti i saj, të cilët u dërguan në Tiranë

Stresi i karantinimit

Supas banorëve të qytetit të Korçës, karantinimi shoqërohet me stress, ka ditë që ndihemi të lodhur, ndjejmë këputje, nervozohemi, nuk kemi qetësinë e mëprashme, dëgjojmë çdo ditë për persona të prekur nga virusi dhe për të vdekur; askush nuk është i imunizuar ndaj kësaj sëmundjeje, vazhdimisht jemi të alarmuar për njerëzit që kemi në vende të tjera të botës. Përpiqemi të lexojmë ndonjë libër, të shohim televizorin, të dëgjojmë muzikë, por izolimi qenka stres, njeriu e paska të nevojshme të ndërrojë ambient, kur gjërat janë të njëjta humbet intresin. Në ato që lexojmë gjejmë të shkruar: Stresi intensiv dhe i vazhdueshëm nuk ndikon pozitivisht në sistemin imunitar”, ndaj përpiqemi që edhe në banesë të bëjmë ndonjë gjë ndryshe. Kështu ndihen edhe të rinjtë, ndoshta ata e kanë edhe më të vështirë. Gjatë ditëve të fundit Policia e Qarkullimit Rrugor Korçë, u hoqi lejën e drejtimit 60 drejtuesve të mjeteve dhe sekuestroi automjetet e tyre, të cilat përfunduan në pikën e grumbullimit në fshatin Plasë të këtij rrethi. Drejtuesit e mjeteve në fjalë, ose kishin shkelur orarin e qarkullimit, ose kishin lëvizuar pa lejën e posaçme, në kundërshtim me akti normativ i dt. 15 mars. Tashmë pritet dalja në komision e tyre, të cilët rrezikojnë pezullimin e lejës për një afat 3-vjeçar.