Partizani nis përgatitjet në Antalia, kampionët e Superiores zbulojnë kundërshtarët e testeve miqësore

24
Sigal

Kampionët e Partizanit nisën ditën e sotme përgatitjet në Antalia të Turqisë. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi i kuq ka bërë me dije se grupi i lojtarëve ka kryer edhe seancën e parë stërvitore, teksa janë zbuluar edhe 2 kundërshtarët e testeve miqësore.

Përgjatë qëndrimit në Antalia skuadra ka planifikuar edhe dy teste miqësore me azerët e Neftçi Baku dhe holandezët e Volendam.

Në drejtimin e trajnerit Orges Shehi dhe stafit teknik skuadra ka zhvilluar programin e përcaktuar. Nga nesër ekipi do të vijoj përgatitjet me dy seanca të plota.

NJOFTIMI I KLUBIT:

Ekipi nis përgatitjet në Antalia të Turqisë. Sot pasdite grupi i lojtarëve ka kryer edhe seancën e parë stërvitore. Në drejtimin e trajnerit Orges Shehi dhe stafit teknik skuadra ka zhvilluar programin e përcaktuar. Nga nesër ekipi do të vijoj përgatitjet me dy seanca të plota. Përgjatë qëndrimit në Antalia skuadra ka planifikuar edhe dy teste miqësore me azerët e Neftçi Baku dhe hollandezët e Volendam.