Ronaldo tund rrjetën e Frosinones, Juve me hap kampioni

567
Sigal

Vijon marshimi i Juventusit drejt titullit të 8-të radhazi. Në javën e 5-të të Seria A, bardhezinjtë mposhtën në transfertë Frosinonen 2-0. Golat e Cristiano Ronaldos dhe Bernardeski i dhanë 3 pikë mjaft të çmuara të besuarve të Massimiliano Allegri, që mbeten të pamposhtur në këtë sezon.

Edhe pse rastet ishin të shumta për miqtë, duhej të vinte minuta e 81 që takimi të zhbllokohej. Ishte 5 herë fituesi i Topit të Artë, Ronaldo i cili i harruar në zonën vendase e kishte të lehta të tunde rrjetën. Vulosja e rezultatit erdhi nga këmbët e talentit Bernardeski, i cili lëvizi mjaft mirë në hyrje të zonës dhe çlirojë të majtën, me sferën që përfundoi në rrjetë.

Ky ishte goli i 3-të i Ronaldos me fanellën e “Zonjës së vjetër” pas dygolëshit në javën e kaluar ndaj Sassuolës. Me këtë fitore Juventusi mban e vetme kreun e Seria A, në kuotën e 15 pikëve, ndërkohë që Frosinone zhytët akoma në krizë, pasi numëron vetëm 1 pikë në 5 javë kampionat.