E rrahin tek lotaria sportive, se vendosi fitore për Serbinë

476
Mendoi se do fitonte nga lotaria, por hëngri shkelmat, kur dorëzoi të mbushur skedinën për ndeshjen e ditës së nesërme që do të zhvillohet në Elbasan Arena. Dje mbrëma një qytetar nga Kryeqyteti ka dashur të luajë me surprizën, por ka dalë bllofë pasi sharjet, debatet dhe dy shkelma nga pas e bënë të dilte me vrap nga lokali i basteve. Qytetari në fjalë kishte vendosur rezultatin 2 me 1 në favor të Serbëve, por kjo gjë ka tmerruar një tjetër bastexhi që ishte pranë tij. Nuk dihet se kjo ka ndodhur për arsye nacionaliste apo për shkakun se personi që e qëllojë kishte vënë rezultatin po 2 me 1, por në favor të Kuq e Zinjve? Mbase kjo ka qenë arsye më bindëse që u bë shkak më vonë për replika dhe përplasje mes dy bastexhinjve. I pyetur për këtë situatë pronari i lokalit preferojë ta konsiderojë si ngjarje të zakonshme dhe se për të dhe të gjithë tifozët dhe sportdashësit i rëndësishëm është jo rezultati, por kultura dhe respektimi i këtij aktiviteti sportiv. Nëse gjithçka shkon Fair Play atëherë kanë fituar, jo vetëm qytetarët, por edhe futbolli mbyll deklarimin e tij i zoti i lokalit të bixhozit. ( Po deshët merreni edhe seriozisht )
Sigal