Sigal

Një tjetër shqiptar po shkëlqen në Kampionatin Italian. Bëhet fjalë për Elhan Kastratin, portierin kryesor të “Pescaras”, i cili ka mahnitur drejtuesit e klubit Italian dhe mediat vendase.

Kastrati ka qënë shume deçiziv në disa prej ndeshjeve më kryesore të Pescaras duke realizuar pritje të vështira dhe duke mbajtur pozicionin e ekipit të tij, i cili ndodhet në vendin e katërt në Seria B, me premisa të mëdha për tu ngjitur vitin e ardhshëm ne Seria A. 21-vjeçari nga Hasi në ndeshjen ndaj Izraelit në transfertë u thirr nga Panuçi në radhët e kombëtares, e dhënë kjo që i jep akoma më shumë shpresë të ardhmes së ndritur të portës Kuq e Zi.

Në intervistat e dhëna ai shprehet se edhe pse është kthyer në një protagonist te Seria B duhet të punojë akoma më shumë që të arrijë në nivele më të larta. Kastrati në ndeshjen kundër Veronas ishte një nga shtyllat kryesore të ekipit duke qenë tepër vendimtar, në disa raste tejet të rrezikshme të ekipit kundërshtarë dhe duke marrë ovacione edhe nga tifozët e Veronas.