Zyrtare: Gianni Infantino rizgjidhet president i FIFA-s

97
Sigal

Gianni Infantino u rizgjodh zyrtarisht president i FIFA-s këtë të enjte, në Kigali, gjatë Kongresit të 73-të të këtij organi. Ky mandat i dytë do të mbulojë periudhën 2023-2027.

I emëruar president i FIFA-s në vitin 2016 pas largimit të Sepp Blatter, lideri 52-vjeçar ishte i vetmi kandidat për këto zgjedhje të reja dhe u zgjodh me aklamacion në Kigali të Ruandës.

“Ne ju premtuam Kupën e Botës më të mirë ndonjëherë dhe e bëmë, premtuam se do të rrisnim të ardhurat e FIFA-s, se do ta bënim më transparente, se do të rifitonim besimin e sponsorëve… I vumë vetes synimin për të arritur në 6. .4 miliardë dollarë: ne kemi arritur në 7.5 dhe nuk mund t’i arrini këto shifra nëse nuk jeni një organizatë solide dhe e fortë, në të cilën të gjithë besojnë. Ajo që ju premtuam ishte të vazhdonim punën me ndershmëri, të mbrojmë futbollin, federatat tona, tifozët tanë në të gjithë botën. Futbolli është simbol i gëzimit, lumturisë, paqes, futbolli bashkon botën”, deklaroi presidenti Infantino në konferencën për shtyp.