Incidenti ndaj kombëtares serbe, Beogradi notë proteste Shqipërisë

449
Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë i ka paraqitur një notë proteste ambasadorit të Shqipërisë në Beograd, në lidhje me incidentin e ndodhur ndaj kombëtares serbe rrugës nga Rinasi për në Tiranë. Siç thuhet në një njoftim, të cilin e citon agjencia serbe e lajmeve “B92”, Ministria e Jashtme ka thirrur urgjentisht ambasadorin Ilir Boçka, të cilit i ka dorëzuar notën e protestës. 
“Përkundër faktit se është një event me rrezik të lartë, incidenti dëshmon për neglizhencë serioze të shërbimeve kompetente të Shqipërisë në organizimin e kësaj ndeshjeje futbolli”, thuhet në deklaratë. Republika e Serbisë, vijon dokumenti, pret dhe kërkon që ekipit serb të futbollit t’i garantohet plotësisht siguria gjatë qëndrimit në Shqipëri dhe që ndeshja të luhet e qetë.
Sigal