Dy javë pas prezantimit dënohet trajneri i Bylisit, pse?

118
Sigal

Komisioni i Disiplinës në FSHF, merr vendimet e radhës në lidhje me shkeljet që janë bërë nga protagonistët e futbollit gjatë fundjavës. Bie në sy pezullimi me dy ndeshje i trajnerit të Bylisit, Naxhi Shensoji, i cili u prezantua në stolin e skuadrës mallakastriote vetëm disa ditë më parë.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës;

Zyrtari i KF Bylis, Naci Sensoy, për proteste ndaj vendimeve të arbitrit, në bazë të Nenit 55/2 të KDS, dënohet me pezullim nga aktiviteti për 2 (dy) ndeshje.

FK Kukësi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.