Dy dëmtime të reja, Vllaznia “në ankth” para Partizanit

122
Sigal

Vllaznia dhe Partizani luajnë të premte në 17:45 për javën e shtatë të Superligës. Ndeshja e “Loro Boriçit” pritet me interes nga dy skuadrat, që kërkojnë pikë për objektivat sezonalë.

Te vendasit shqetëson gjendja e dy futbollistëve. Në barazimin pa gola me Teutën, mbrojtësi Hakaj dhe mesfushori Heric kanë treguar probleme nga dëmtimet.

Hakaj la fushën pas dëmtimit në këmbën e majtë, teksa Heric është shqetësimi kryesor. Mesfushori ka pësuar një dëmtim muskular dhe do jetë jashtë për dy javë.

Nëse Hakaj do qëndrojë dy ditë pushim për t’iu bahskuar ekipit në stërvitje, gjendja e Heric është më e komplikuar. Kujtojmë se edhe Boshnjaku me Latfiin nuk janë të gatshëm prej javësh për Josën.