Arrestohen dy “skifterët” shqiptarë në Greqi, vodhën ar në disa banesa teksa pronarët festonin në dasmë

Dy të rinj nga Shqipëria, 25 dhe 27 vjeç, kanë rënë në prangat e punonjësve të policisë së Nëndrejtorit të Sigurisë Heraklion, të akuzuar për vjedhje banesash në zona të Heraklionit.

Sipas informacioneve, rastet e denoncuara në polici gjatë 24 orëve të mëparshme i atribuohen dy personave dhe kanë të bëjnë me vjedhje dhe thyerje nga banesat e banorëve në zonat e Komunës së Archanës Asterousia ndërsa pronarët e tyre ishin të ftuar në një dasmë .

Sigal

Me arrestimin e tyre, policia zbardhi gjithsej pesë raste të vjedhjesh, 3 të kryera dhe dy të mbetura në tentativë.
Dy të rinjtë, kanë vjedhur ar me vlerë rreth 11 mijë euro dhe shumën 500 euro.