EMRI/ Arrestohet “skifteri” 42-vjeçar në Durrës, zbardhet vjedhja në 4 banesa

163
Sigal

Policia e Durrësit ka arrestuar Juljan Ismailaj, 42 vjeç, banues në Durrës, pasi nga veprimet hetimore dyshohet se 42-vjeçari, gjatë muajit korrik 2023, ka vjedhur sende dhe bizhuteri me vlerë, në 4 banesa të ndryshme.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 ora dore, një unazë floriri, 2 celularë dhe një automjet.

Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.