Dueli kundër Skënderbeut, trajneri D.Kiev: I respektojmë, por jemi më lart

443
Dinamo e Kievit niset një hap përpara Skënderbeut në duelin që do të startojë fazën e grupeve të Europa League për ekipin shqiptar. Kështu ka deklaraur trajneri i skuadrës nga kryeqyteti i Ukrainës, Aleksandr Khatskevich. Tekniku bjellorus vlerësoi bardhekuqtë , por kërkoi të nënvizonte se Dinamo individualisht është më mirë se Skënderbeu.

“E kemi studiuar kundërshtarin, jo vetëm në ndeshjen ndaj Dinamos së Zagbreit por edhe në kampionatin vëndas. Normalisht ne e respektojmë dhe e vlerësojmë kundërshtarin, por kemi një skuadër që nëse e merr individualisht është më lart se ekipi shqiptar, gjithsesi ndeshjet nisin gjithnjë 0-0 dhe supremancinë tonë duhet ta tregojmë në fushën e lojës. Kërkojmë edhe mbështjetjen maskimale nga ana e tifozëve tanë.”

Në sinkron me trajnerin ishte edhe zv.kapiteni i ukrainasve, Domagoj Vida. Futbollisti i përfaqësueses së Kroacisë u shpreh ndër të tjera se skuadra e tij është më e fortë, megjithatë gjithcka duhet të konfirmohet në tapetin e ” Olimpiyski Stadium”.

Mbrojtësi 28 vjeçar gjithashtu u shpreh se skuadra e tij nuk mund të shohë si pikë referimi miqësoren e para dy viteve ku Dinamo e mposhti ekipin korçar me rezultatin 3-0 , kjo pasi kanë ndryshuar shumë gjëra që nga ai takim. Skuadra e Kievit vjen në këtë sfidë pas fitores 3-0 në kampionat kundër Olexandrias.
Sigal