Douglas Costa bën rrëfimin shokues: Kam menduar ta lë futbollin!

257
Sigal

“Kam menduar që të lë futbollin”, ky është rrëfimi i Douglas Costës në një intervistë për platformën multimediale The Players Tribune. Mesfushori brazilian ka pësuar shumë dëmtime te Bayerni, por edhe te Juventusi, duke luajtur në shumë pak ndeshje.

“Kam pasur shumë dëmtimeve që më kanë bërë të mendoj nëse duhet të vijoj që të luaj, por më pas duke ndjekur futbollin nga televizori, kam kuptuar se futbolli është pasioni im.

Me Alex Sandron bëjmë shaka, më ka thënë se bëj më shumë rezonanca se ndeshje. Është shumë shqetësuese kur dëgjon se është faji im për dëmtimet fizike, pasi nuk kam qenë kurrë në formën time më të mirë”, deklaroi mesfushori i Juventusit.