“Më përdhunuan në burg”, dalin rezultatet e analizave mjeko-ligjore për të riun shqiptar, i dënuar për vrasjen e studentes greke

317
Sigal

Zbulohen detaje të reja në lidhje me atë që po ndodh në burg, me shqiptarin Aleksandër Luca, i dënuar me burgim të përjetshëm për dhūnimin dhe vrasjen e students greke, Eleni Topaloudi.

Mediat greke shkruajnë sot se, gjetjet e ekzaminimit mjeko-ligjor konfirmojnë pretendimet e tij për përdhūnim nga të burgosurit e tjerë. Mjekët e spitalit të burgut kanë konstatuar dëmtim të unazës anale.

Pak ditë më parë, shqiptari Aleksandër Luca deklaroi se, ishte rrahur dhe përdhūnua në qelitë e burgut dhe se ishte zgjuar pa pantallona në një ambient tjetër.

“Ata po bërtisnin, po fyenin dhe më godisnin”- ka thënë i riu shqiptar para policisë, ndërsa shtoi se kur u zgjua pas dhūnës ishte pa pantallona dhe mbathje.