“Cili nga këta ‘rilindas’ ngjan me Naim Frashërin”, Engjëll Musai: Ky fakt tronditës të lë pa mend

412
Sigal

I ftuar në studion e “Pasdite me Xhaxhiun” në Fax News ishte Engjël Musai drejtor i Gazetës Telegraf ku foli për situatën aktuale në vend, përfshirë edhe debatin që është hapur për çështjen e shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

Musai tha se qeveria është e lidhur me oligarkët dhe ka hequr dorë nga principet e të majtës, ku edhe listoi disa nga sjelljet që sipas tij po i japin një goditje fatale vendit.

“Deri në fund të 2019 ishin rreth dyqind e tre mijë shqiptarë që kërkuan azil. Ky është një fakt tronditës që të lë pa mend. Vetëm shkollat në Shqipëri në të gjitha qarqet e vendit, po mbyllet një shkollë në vit. E dini sa alarmante është kjo situatë, pa logaritur fshatrat, në këto kushte nuk mund të durojmë më dhe nuk kemi çfarë presim më. Ai që shpreson shihet si idealist dhe mashtrues, ndërsa ata që vjedhin, grabisin, marrin tendera, nuk mundet më se si të heshtim. Borxhi publik ka vajtur në 13.7 miliardë euro, ndërkohë s’dihet se ku vajtën 7 miliardë euro nga diferenca e shifrës së sa ishte më parë.  Ka raste kur babai kryetar bordi, djali anëtar bordi, ndërsa shfaqen në disa borde edhe njerëz që marrin 4-5 rroga.

Personalisht kam qenë dhe jam kritik kur tradita dhe kultura kombëtare nëpërkëmbët. Kërkojnë të përfitojnë për interesa të çastit oligarkët dhe pushtetarët pas tyre. Mendoj se ka një aferë të turpshme. Mund të jap një shembull, në kryeqytet nuk ekzistojnë më as muzetë, as kinematë. 16 kinema dhe qendra kulture kishte Tirana.

Sepse ata emrin e kanë fasadë, një nga këta rilindas ma thuaj kush është që ka një të përbashkët me Sami Frashërin, apo njërin nga këta që është i ngjashëm me Naim, Frashërin. Konica thoshte se në rast se do fillojmë me këtë mendje e mentalitet me njëri-tjetrin, sot e 100 vjet do e kemi shumë të vështirë të bëhemi shtet i konsiliduar,. Unë jam më i majtë se gjithë këta ‘rilindalsit’. Këta nuk kanë lidhje, kanë vetëm interesa, ne kemi edhe dashurinë e pasionin për këtë vend për këtë vend e këtë popull.

Erdhi me termin rilindje dhe për të bërë diçka ndryshe, jo vetëm nuk janë shpresa e shqiptarëve, por rritën varfërinë, nepotizmin, shqyen dyer tduke u bërë gazi i botës duke kërkuar azil. Mandati i dytë ishte më tragjik, humbën normat e demokracisë dhe etikës. Një vend që pjell çdo ditë e më shumë diktaturën e ka fundin dhe pasojat tronditëse”

Reforma Zgjedhore

Reforma Zgjedhore është procesi më i rëndësishëm reformues në përcaktimin e një procesi zgjedhor të lirë e të ndershëm i cili përbën gurin e themelit të sistemit demokratik. Si i tillë ky proces reformues duhet të sigurojë transparencë maksimale dhe zbatimin më të mirë të kuadrit ligjor e veçanërisht të legjislacionit mbi konsultimin publik, të gjithëpërfshirjes së aktorëve të interesuar si dhe të trajtimit e shqyrtimit me seriozitet të propozimeve dhe rekomandimeve të tyre.

Reforma ne Drejtesi

Të  tre, si Soreca , Kim dhe Ruiz Calavera flasin sikur shqiptarët të mos e kuptonin se procesi i vetingut është një proces politik—po aq politik sa gjyqet publike në regjimin komunist. Të dy sillen sikur nuk e dinë se çdo deputet që votoi reformën në drejtësi e bëri sepse besontë se partia e tij do të mund ta manipulonte procesin në favor të tyre. Soreca ,pasardhësi i më të përfolurës në mediat dhe revistat Kroate dhe Serbe, për gjithçka dhe në të gjitha drejtimet, është litari i mbetur jashtë nga Sorosianët që kishin kapur PE dhe BE… Ardian Dvorani është kthyer në objekt të Lashtësisë dhe nuk preket nga qeveria. Do të mbahet mend si njeriu që ka 16 vjet në Gjykatën e Lartë dhe do ta kishte zili edhe Aranit Çela dhe vetë Enver Hoxha. Ku është BE, ku janë ambasadat Perëndimore dhe vendet anëtare të NATO-s. A i shkon për shtat një demokracie që shpresuan shqiptarët në 1990 ? Po vetë NATO, a mundet ta kapërdijë nje situatë të tillë sa tragjike aq edhe komike ?

Situata aktuale politike

Politikanë, shtetarë e gjyqtarë se si kanë humbur çdo sens të së drejtës dhe të padrejtës dhe se si e kanë konvertuar urtësinë me aftësinë e realizimit të avantazheve të tyre, plotësimit të kënaqësive të tyre duke abuzuar edhe me detyrën,se si kërkojnë madhështinë e tyre në këtë degradim dhe nderin e tyre në këtë turp. Ata që duhet të jenë mësuesit dhe edukatorët e kombit,intelektualët, akademikët e profesorët, të katandisen deri në pikën e të qenit skllevër të kënaqur të korrupsionit, sepse janë formuar pa personalitet dhe besueshmëri në opinionin public.

Faik Konica ka deklarauar: Mbani mend mirë këtë që po ju them : “Në njëqint vjet në vafshim si po vemi do jemi aq poshtë sa dhe sot” … “. Sa kohë që ne besojmë edhe kur na thonë se fluturon gomari, le të mos presim ngritjen tonë sociale dhe politike”… Është zhgënjyese, por e vërtetë, që edhe pas njëqind vjetësh ekziston një Shqipëri e pështirë, që tenton të ngrihet por që e ka humbur betejën. Një Shqipëri… Tre vjet më parë në një kohë vape, si kjo e këtij viti, kryeministri i erdhi vërdallë vendit, duke iu folur atyre që i rrinin rrotull, por për ta dëgjuar edhe ata që e ndiqnin nga ekranet, për dy objekte: Timonin dhe Tepsinë, mjaft të gjetura si simbole, për të përkufizuar atë se çfarë nënkupton me pushtetin ai vetë, por edhe jo pak shqiptarë të tjerë.Sot, nuk ka shqiptar, por mbase edhe gjerman, që të mos e dijë se çfarë ishte për vendin kapja nga një dorë e vetme e këtyre dy objekteve kaq “të dashura”.