Itali/ Hajduti shqiptar ngjitet akrobatisht në katin e katër

287
Sigal

Një hajdut shqiptar është arrestuar në flagrancë nga policia italiane menjëherë sapo ishte ngjitur në katin e katërt të një pallati në mënyrë akrobatike nga ballkonet.

Pamjet e ndalimit janë filmuar nga kalimtarët të cilët kanë regjistruar të gjithë aksionin e policisë si edhe hajdutin që mbeti i bllokuar në apartamentin ku kishte hyrë për të grabitur.

Sipas policisë hajduti akrobat shqiptar u ngjit 10 metra në katin e parë pa hasur asnjë problem.

Sapo konstatoi policinë, ai bëri të kthehej në katin e parë në të njëjtën mënyrë sikurse u ngjit, por për të ishte shumë vonë, pasi kuptoi që kishte rënë në kurth.

Ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë, dhe tashmë 30 vjeçari shqiptar duhet të përgjigjet për akuzën e grabitjes së rënduar, pasi është me precedentë të mëparshëm.

Video në linkun e mëposhtëm

http://www.milanotoday.it/video/ladro-via-betti-balcone.html